PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 95% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në orën 11:00 të së martës, ndërsa PD-ASHM renditet forcë e dytë me 34.5% të votave që i japin kësaj partie 52 mandate. Kur janë numëruar 95% e kutive të votimit brenda vendit, votat e grumbulluara i sigurojnë 3 mandate Partisë Socialdemokrate dhe nga 1 mandat koalicionit Nisma - Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Mundësia.
Deri në orën 11:00 përfundoi plotësisht numërini i votave brenda vendit në 6 qarqe e më konkretisht në Berat, Dibër, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Vlorë.
Në Qarkun e Beratit, PS ka marrë 57.64% të votave, duke siguruar 5 mandate, ndërsa PD-ASHM 2 mandate me 30.47% të votave. Në raport me zgjedhjet e vitit 2021 ky qark ka ruajtur një ndarje të njëjtë mandatesh mes këtyre 2 forcave politike.
Edhe në Qarkun Dibër forcë e parë është renditur PS, me 56.19% të votave, duke siguruar 3 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 2 mandate me 38.09% të votave. Rezultatet tregojnë një përmbysje të raportit të mandateve mes 2 forcave politike, pasi në këtë qark PD-ASHM mbante 3 mandate dhe PS 2.
Një tjetër qark ku ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit është Korça, ku PS ka siguruar 6 mandate me 54.33% të votave, ndërsa PD-ASHM 4 mandate me 34.57% të votave. Kjo tregon se PS ka ruajtur numrin e mandateve të deritanishme, ndërkohë që 1 mandat që iu hoq këtij qarku për shkak të uljes së numrit të popullsisë, është “marrë” nga PD-ASHM.
Në Qarkun Kukës PD-ASHM ka marrë 2 mandate me 52.95% të votave dhe PS 1 mandat me 30.68% të votave, njëjtë si zgjedhjet e mëparshme.
Edhe në Lezhë kryeson PD-ASHM me 45.13% dhe 4 mandate, ndërsa PS ka 3 mandate me 42.23 % të votave të numëruara, duke ruajtur të njëjtin raport me zgjedhjet e vitit 2021.
Fitore e PS është regjistruar edhe në Qarkun e Vlorës, me 58.72% të votave dhe 8 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 26.62% të votave, që përkthehen në 4 mandate, një ndarje e njëtjë me zgjedhjet e mëparshme.
Ndërkohë, në qarqet Tiranë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Durrës mbeten dhe pak kuti për të finalizuar leximin e votave brenda vendit.
Deri në përditësimin e orës 11:00, leximi i votës në Tiranë flet për 19 mandate për PS dhe 14 mandate për PD-ASHM, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar PSD, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Mundësia.
Në Fier, nga vota e numëruar PS ka 12 mandate, ndërsa PD 4 mandate, çka tregon një rritje me 3 mandate për PS në krahasim me zgjedhjet e 2021.
Në Shkodër kryeson PD me 5 mandate, PS me 4 mandate, ndërsa PSD numëron 2 mandate. Në Durrës PS ka 8 mandate, ndërsa PD 6 mandate, pa ndryshim në raport me vitin 2021. Në Elbasan ka një rritje të ndjeshme të PS që ka 10 mandate, nga 8 që kishte aktualisht, ndërsa PD 4 mandate, nga 6 që kishte në zgjedhjet 2021. Ndërkohë në Gjirokastër, PS ka 3 mandate dhe PD-ASHM, 1 mandat.
Qarku Berat
PD 30.47% - 19486 vota 2 mandate
PS 57.64% 36863 vota 5 mandate
Nisma 7.12% 4555 vota
Qarku Dibër
PD 38.09% 21790 vota 2 mandate
PS 56.19% 32146 vota 3 mandate
PSD 2.3% 1315 vota
Qarku Korçë
PD 34.57% 36405 vota 4 mandate
PS 54.33% 57213 vota 6 mandate
Nisma 4.29% 4520 vota
Qarku Kukës
PD 52.95% 18934 vota 2 mandate
PS 30.68% 10970 vota 1 mandat
PSD 14.15% 5061 vota
Qarku Lezhë
PD 45.13% 29484 vota 4 mandate
PS 42.23%27585 vota 3 mandate
Nisma 5.53% 3614 vota
Qarku Vlorë
PD 26.62% 24134 vota 4 mandate
PS 58.72% 53235 vota 8 mandate
Nisma 5.41% 4905 vota
Sondazh

BERZH ul perspektivën ekonomike rajonale - Tarifat, pasiguria globale dhe inflacioni i lartë, shkaktarët kryesorë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e uli parashikimin e saj ekonomik rajonal për këtë vit me 0.2% në raportin e fundit, krahasuar me......

Përfundon numërimi në qarkun e Korçës: Partia Socialiste fiton me 54,33% të votave!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar edhe në qarkun e Korçës. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Meloni dhe Mitsotakis angazhohen për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE!
“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Europë si një angazhim i zakonshëm që ne do të ritheksojmë në ditët e ardhshme në......

“Turizmi dhe ndërtimi udhëhoqën ekonominë” - BERZH: Rritja e Shqipërisë 4% në 2024. Cilat janë rreziqet që parashikohen në vijim?
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2024 ishte 4 për qind, e mbështetur nga lulëzimi i sektorit të shërbimeve veçanërisht turizmit dhe ndërtimit, ndërsa e......

“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Zgjedhjet e 11 majit: Në Pogradec mbyllet numërimi votave: Fiton PS me 54.31 %
Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të......

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863 vota!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe në qarkun e Beratit. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......