“Turizmi dhe ndërtimi udhëhoqën ekonominë” - BERZH: Rritja e Shqipërisë 4% në 2024. Cilat janë rreziqet që parashikohen në vijim?
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2024 ishte 4 për qind, e mbështetur nga lulëzimi i sektorit të shërbimeve veçanërisht turizmit dhe ndërtimit, ndërsa e kundërta ka ndodhur me prodhimin industrial dhe bujqësor, të cilët kanë rezultuar me rënie.
Referuar raportit të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nga ana e shpenzimeve, konsumi privat dhe investimet publike ishin nxitësit kryesorë të rritjes, ndërsa eksportet e mallrave ranë ndjeshëm — të ndikuara negativisht nga mbiçmimi i lekut dhe kërkesa e dobët e jashtme — duke kontribuar në një deficit më të gjerë të llogarisë rrjedhëse.
Sipas raportit, inflacioni ra në 2.2 përqind mesatarisht në vitin 2024 nga 4.8 përqind në vitin 2023, duke i lejuar Bankës së Shqipërisë të ulë normën bazë nga 3.25 përqind në fillim të vitit 2024 në 2.75 përqind.
Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm, me aktivitet të rritur të kreditit. Ndërkohë BERZH parashikon një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.5 përqind si për vitin 2025, ashtu edhe për vitin 2026.
Parashikimet pozitive vijnë nga vazhdimi i pritur i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësim në BE dhe aksesi potencial në financim nga BE.
Ndërsa nënvizohet se rreziqet negative burojnë nga dobësimi i kërkesës në eurozonë, një rënie e mundshme e remitancave nga jashtë, dhe ngadalësimi i rritjes së turizmit pas numrave rekord në dy vitet e fundit.
Në raport citohet se moti i thatë mund të ndikojë negativisht në prodhimin e energjisë dhe të çojë në importe më të larta të energjisë elektrike, megjithëse këto rreziqe zbuten duke rritur prodhimin nga burimet alternative të rinovueshme.
Sondazh

“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Zgjedhjet e 11 majit: Në Pogradec mbyllet numërimi votave: Fiton PS me 54.31 %
Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të......

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863 vota!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe në qarkun e Beratit. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Dibrës: Fiton Partia Socialiste!
Në qarkun e Dibrës, ku përfshihen bashkitë Bulqizë, Klos, Dibër dhe Mat, ka përfunduar plotësisht numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet e 11......

Mbyllet procesi i numërimit në qarkun e Lezhës: Fituese, PD-ASHM me 45.13% të votave!
Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ka rezultuar fitues Koalicioni Partia......

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës: PS fiton me 59,43% të votave!
Në bashkinë e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Partia Socialiste ka......

Drejt përfundimit numërimi në Qarkun Tiranë: Kryeson Partia Socialiste!
Në qarkun e Tiranës procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit dhe deri më tani janë numëruar 1120 qendra votimi nga 1282 që janë në total. Sipas......