Përfundon numërimi në qarkun e Korçës: Partia Socialiste fiton me 54,33% të votave!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar edhe në qarkun e Korçës.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rang qarku Partia Socialiste ka fituar me 57’213 vota ose 54,33% në total, i dyti është renditur Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i cila ka marrë 36’405 vota ose në total 34,57%.
· Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4’520 vota
· Partia Mundësia ka marrë 2’247 vota
· Lëvizja Bashkë ka marrë 819 vota
· Partia Socialdemokrate ka marrë 2518 vota
· Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1036 vota
· Koalicioni Djathtas për Zhvillim 206 vota
· Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 151 vota.
· Lëvizja Atdheu ka marrë 122 vota
· Partia Aleanca Demokracia e Re 72 vota
Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Korçës Partia Socialiste ka marrë 20 468 vota ose 52,98%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 13 845 vota ose 35,84%. Partia Mundësia ka marrë 899 vota ose 2,33%, ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 850 vota ose 2,2%.
Në bashkinë Pogradec, Partia Socialiste ka marrë 14’178 vota ose 54,31%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 8776 vota ose 33,62%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1’349 vota ose 5,17%, Partia Mundësia ka marrë 747 vota ose 2,86%.
Në bashkinë Pustec, Partia Socialiste ka marrë 1’054 vota ose 67,78%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 458 vota ose 29,45% të tyre. Partia Mundësia ka marrë 16 vota ose 1,03% të votave, Partia Socialdemokrate ka marrë 11 vota ose 0,71% dhe Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 7 vota ose 0,45%.
Në bashkinë Maliq, Partia Socialiste ka marrë 10’698 vota ose 55,74%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 5’792 vota ose 30,18%. Partia Socialdemokrate ka marrë 1003 vota ose 5,23%, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 946 vota ose 4,93%.
Në bashkinë Kolonjë, Partia Socialiste ka marrë 3’733 vota ose 64,38%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 1664 vota ose 28,7%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 124 vota ose 2,14%, Partia Mundësia ka marrë 86 vota ose 1,43%.
Në bashkinë Devoll, Partia Socialiste ka marrë 7’082 vota ose 50,5%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca Shqipëria Madhështore ka marrë 5’870 vota ose 41,85%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 361 vota ose 2,57%, Partia Socialdemokrate ka marrë 324 vota ose 2,31%.
Sondazh

Meloni dhe Mitsotakis angazhohen për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE!
“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Europë si një angazhim i zakonshëm që ne do të ritheksojmë në ditët e ardhshme në......

“Turizmi dhe ndërtimi udhëhoqën ekonominë” - BERZH: Rritja e Shqipërisë 4% në 2024. Cilat janë rreziqet që parashikohen në vijim?
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2024 ishte 4 për qind, e mbështetur nga lulëzimi i sektorit të shërbimeve veçanërisht turizmit dhe ndërtimit, ndërsa e......

“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Zgjedhjet e 11 majit: Në Pogradec mbyllet numërimi votave: Fiton PS me 54.31 %
Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të......

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863 vota!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe në qarkun e Beratit. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Dibrës: Fiton Partia Socialiste!
Në qarkun e Dibrës, ku përfshihen bashkitë Bulqizë, Klos, Dibër dhe Mat, ka përfunduar plotësisht numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet e 11......

Mbyllet procesi i numërimit në qarkun e Lezhës: Fituese, PD-ASHM me 45.13% të votave!
Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ka rezultuar fitues Koalicioni Partia......