Shqipëria Postuar më 25 Prill 2025, 10:48

Prodhimi i energjisë nga era - Dy centrale me fuqi totale 148.5 MW morën miratime për t’u lidhur me rrjetin elektrik

Nga Ola Mitre

Prodhimi i energjisë nga era - Dy centrale me fuqi totale 148.5 MW

Energjia e erës mbetet ende e pashfrytëzuar në vendin tonë, teksa të dhënat për vitin 2024 tregojnë se 2 projekte me fuqi totale 148.5 MW kanë marrë opinion paraprak për t’u lidhur në sistemin e transmetimit.

Projekti i parë është Park Eolik Pogradec, me një fuqi të instaluar prej 120 MW. Ndërkohë që, centrali tjetër është Park Eolik Drin-2 dhe ka një kapacitet të parashikuar prej 28.5 MW. Edhe vitet e kaluar ka patur një sërë projektesh, që kanë marrë miratime të ngjashme, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka hyrë në prodhim.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, aktualisht janë vetëm 2 kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era.

Era është konsideruar nga ekspertët si një burim i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme dhe një alternativë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi aktualisht mbi 90% e energjisë në vend gjenerohet nga burimet ujore, duke patur varësi të lartë ndaj kushteve atmosferike.

Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, jo vetëm eolike, por edhe fotovolatike dhe hidrike, parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në sistemin e transmetimit, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.



 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat