Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, caktohet 11 maj 2025 - Firma e kreut të shtetit pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ
Këtë të enjte, President ii Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për vitin e ardhshëm. Referuar dekretit, zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të mbahen në datën 11 maj 2025.
Kujtojmë, që për këto zgjedhje Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis dative 15 prill dhe 15 maj 2025.
Por, shkaku për caktimin e datës 11 maj 2025, si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për pregatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.
Presidenti i Republikës shpreh bindjen se sfida madhore e këtyre zgjedhjeve është votimi nga jashtë vendit dhe përfshirja masive e zgjedhësve me banim jashtë shtetit në këtë proces thelbësor për demokracinë.
Të gjitha forcat politike kanë shprehur publikisht vendosmërinë për të ndihmuar këtë proces dhe për t’ia nënshtruar caktimin e datës së zgjedhjeve këtij interesi prioritar. Presidenti i Republikës bashkohet plotësisht dhe e respekton pa mëdyshje këtë vullnet.
Partia Demokratike dhe një pjesë e konsiderueshme e partive parlamentare i paraqitën Presidentit të Republikës shqetësimin, se planifikimi i samitit të 6-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundëshme për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për qeverinë, si dhe cënon ndjeshëm parimin e barazisë së armëve që kërkon Kodi Zgjedhor për fushatën zgjedhore.

Studimi: ¼ e të ardhurave të muzikantëve do të humbasin nga AI deri në vitin 2028!
Në vetëm katër vjet, një e katërta e muzikantëve mund të kenë të ardhurat e tyre financiare të kërcënuara nga muzika e krijuar nga AI. Statistikat alarmante......

“Mungesa e fermerëve po rrit çmimet e prodhimit” - Vuksani: Me këtë ritëm, varësia nga importet sa vjen dhe do të shtohet
Fruta, perime, pije dhe produkte të tjera ushqimore. Sipas Institutit të Statistikave, çmimet e prodhimit për produktet ushqimore janë rritur me 2.5% gjatë......

Në Korrik-Shtator, çmimet e importit ulen me 1.3%/ Prodhimi vendas, në rrezik nga rritja e kostove dhe konkurrenca e huaj
Çmimet e prodhimit dhe të importit duket se vijojnë në një tendencë të kundërt me njëri-tjetrin edhe përgjatë periudhës Korrik-Shtator të këtij viti. Të......

118 vende vakante pune në QKMT - Nga operatorë salle, te jurist. Çfarë punonjësish kërkohen?
Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që pritet të ngrihet do të monitorojë 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. Fillimisht, kjo......

Bitcoin arrin shifrën rekord mbi 100,000 USD - Sipas investitorëve, mbështetja e qeverisë së SHBA do forcojë rolin e kriptove
Bitcoin arriti mbi 100,000 dollarë për herë të parë të enjten, një moment historik që edhe kritikët po e pranojnë si një shenjë rritjeje për kriptovalutat.......

Në 10 muaj ISHP inspektoi 88 subjekte - Cilat janë masat administrative dhe kontrollet e kryera?
Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nisma kundër informalitetit të bizneseve, por cilat janë masat që ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i Punës? Nisur nga të......

Monedhat metalike 5 lekë dhe 10 lekë do rishtypen me kurs ligjor – Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 5 lekë dhe 10 lekë. Ky vendim......

Procedime të reja disiplinore ndaj përmbaruesve - Mashtrimi me mikrokreditë ndryshon ligjin. Problemi, dosjet dhe regjistrat e klientëve
Përmbaruesit gjyqësorë privat do t'i nënshtrohen procedimeve të reja disiplinore. Është publikuar për konsultim publik projektakti që do të ndryshojë ligjin......