Shqipëria Postuar më 7 Maj 2025, 12:16

“Përmbyllëm rindërtimin pas tërmetit” - Rama, në Fushë Krujë: PS vjen tek ju me kokën lart

Nga Ernilda Luzi

“Përmbyllëm rindërtimin pas tërmetit” - Rama,

Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar banorëve të Fushë Krujës mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se, pas katër vitesh kthehet këtu me kokën lart, duke pasur arritur një sërë objektivash gjatë këtij mandati.

“E nisëm me përkushtimin për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti i rëndë, të cilat mbetën pa strehë brenda pak sekondash. Sot kemi përmbyllur procesin e rindërtimit, duke shpërndarë 350 apartamentet e fundit, të cilat u mbajtën në pritje për shkak të rregullave të fushatës. Menjëherë pas zgjedhjeve, në Krujë do të ndahen shtëpitë e fundit, duke e çuar totalin në 1100 banesa të reja, të dhëna falas për qytetarët që tani janë pronarë të ligjshëm dhe pa asnjë detyrim financiar ndaj shtetit,” u shpreh Rama.

Kreu socialist përmendi ndërtimin e 17 shkollave të reja në këtë zonë si një tjetër arritje.

Sa i përket infrastrukturës, Rama u shpreh se, ëndrra për të pasur një lidhje rrugore direkt mes Krujës dhe Tiranës është përfshirë në programin e qeverisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat