Shqipëria Postuar më 7 Maj 2025, 10:56

67 mijë fermerë përfituan fonde në bujqësi - Nafta falas për punimin e tokës, u financuan mbi 52 mijë aplikantë

Nga Elisabeta Dosku

67 mijë fermerë përfituan fonde në bujqësi - Nafta

Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total,  nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare nga 13,900 të planifikuar, si dhe 52,195 nga 31,500 përfitues të planifikuar nga skema e subvencionimit e naftë për bujqësinë.

Nga totali i përfituesve janë 2,425 gra që kanë përfituar fonde nga skema kombëtare, si dhe 5,043 gra, nga skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë.

Përgjatë vitit që lamë pas kanë aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural 69.858 fermerë,  ndër të cilët rreth 15,597 aplikantë në skemat kombëtare dhe 54,255 në mbështetjen me naftë për bujqësinë.

Numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për  blegtorinë, ndjekur nga bletaria, dhe bimët mjekësore.

Nëse krahasojmë numrin e aplikantëve me atë të përfituesve, janë vetëm 2728 fermerë të cilët janë skualifikuar dhe nuk kanë arritur të përfitojnë, për shkak se nuk kanë plotësuar dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë vijojnë të hapura aplikimet e fermerëve për Skemën Kombëtare të Subvencioneve 2025 deri më 30 Maj, ku u jepet mundësia që të përfitojnë edhe ata që nuk kanë arritur të financohen përgjatë vitit që lamë pas.

Fondi për këtë vit është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat nuk do të kenë kufizim në financim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat