Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga pagat dhe konsumi tejkalojnë planin në 4 mujor
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 379 milionë euro vetëm përgjatë muajit Prill të këtij viti.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat përgjatë muajit që lamë pas janë 3.6 miliardë lekë apo afro 36 milionë euro krahasuar me Prill 2024.
Po ashtu edhe në raport me planifikimin e bërë, të ardhurat tatimore kanë kapërcyer me 3 milionë euro.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet.
Gjatë 4-mujorit 2025, të ardhurat arritën në 153.9 miliardë lekë apo rreth 1.5 miliardë euro, duke tejkaluar planin me 12 milionë euro dhe me një rritje të konsiderueshme prej 15.9 miliardë lekë apo 159 milionë euro krahasuar me 4-mujorin 2024.
Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme për shkak edhe të pagesës së detyrimeve tatimore përmes DIVA-s dhe rritjes së numrit të punonjësve që kanë plotësuar këtë deklaratë.
Po ashtu, kontribut të rëndësishëm ka edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë,
Po ashtu një tjetër zë që po njeh rritje progresive lidhet me të hyrat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së pagave dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.
Sondazh

Parajsat fiskale/ Në cilat vende europiane të pasurit përfitojnë më shumë lehtësime tatimore?
Qeveritë europiane po përballen me kufizime buxhetore. Rritja e dobët, tronditjet tregtare dhe plakja e popullsisë vazhdojnë të godasin arkën shtetërore,......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e djeshme duke u blerë me 85.6 lekë dhe......

“Zhvillimi global u ngadalësua në 2024” - Raporti i OKB-së paralajmëron për sfidat ekonomike dhe rreziqet e “IA”
Progresi në zhvillimin global u ngadalësua në vitin 2024, duke ngritur shqetësime se arritjet në vitet e fundit mund të jenë duke rënë, sipas një raporti të......

1 mijë dollarë për tu larguar nga SHBA - Si Trump po kërkon të luftojë emigrantët ilegalë?!
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se do t'u paguante emigrantëve të paligjshëm 1,000 dollarë (880 euro) për t'u kthyer......

Super maj në DigitAlb. Sport, adrenalinë dhe super oferta
Maji është muaji i kurorëzimit të kampionëve të ligave më prestigjoze në Europë. Kampionatet më elitare të futbollit janë futur në fazën më përcaktuese, ku......

Trump nxit prodhimin amerikan të barnave - Vendimi lehtëson procesin për vendasit, rrit inspektimet për shtetet e tjera
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur prodhimin e barnave me recetë në SHBA, duke u hapur rrugën kompanive......

Ku ndodhen 21 mijë zarfe zgjedhore të pashpërndara? - Kryekomisioneri Celibashi, apel emigrantëve të diasporës për të votuar
Sot, do të jetë afati i fundit për të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në ishujt e Greqisë, të cilët duhet të kthejnë zarfet zgjedhore në......

“Giro d’Italia 2025” bllokon trafikun - Policia: Ndalim qarkullimi e parkimi nga 8-11 maj, përfshihen Tirana, Durrësi e Vlora
Zhvillimi i garës së çiklizmit “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri do të sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe ndalimin e parkimit në data 8, 9, 10......