OSSH, mbi 9 mld lekë investime në rrjet gjatë 2026 - Pjesa më e madhe për TM/TU dhe nënstacionet, mbi 1.1 mld lekë për sistemet e matjes

Mbi 9 mld lekë parashikohet të investohen gjatë këtij viti në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas planit të rishikuar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërhyrjet përfshijnë nënstacionet, linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm, rrjetin TM/TU, sistemet e matjes, teknologjinë e monitorimit, si dhe pajisjet dhe makineritë.
Peshën më të madhe në plan e zënë ndërhyrjet në rrjetin TM/TU dhe kabinat elektrike, ku fondet e programuara për vitin 2026 arrijnë në rreth 2.46 mld lekë. Në këtë kategori përfshihen projekte në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Shkodër dhe zona të tjera të vendit.
Një tjetër zë i rëndësishëm janë nënstacionet, për të cilat plani i përditësuar parashikon 1.762 mld lekë gjatë vitit 2026. Projektet synojnë fuqizimin e kapaciteteve transformuese, rikonstruksionin e impianteve dhe krijimin e rezervave operacionale, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit dhe reduktimin e ndërprerjeve.
Risi në planin e rishkuar është fakti se rreth 1.43 mld lekë janë programuar për makineri, pajisje dhe zëra mbështetës, një zë që në planin fillestar ishte zero lekë.
Po ashtu, një fond i konsiderueshëm është orientuar edhe drejt matjes së energjisë, me rreth 1.116 mld lekë të planifikuara, nga zero fonde të planifikuara më herët. Investimet përfshijnë matësa të rinj, sisteme inteligjente të matjes për konsumatorët fundorë, matjen e bilancit të energjisë në kabinat elektrike TM/TU, softëare dhe integrimin me platformën MDM. Sipas OSSH-së, këto ndërhyrje synojnë rritjen e saktësisë së matjes, identifikimin më të mirë të humbjeve dhe forcimin e kontrollit teknik.
Ndërkohë, për linjat e tensionit të lartë janë parashikuar rreth 757.2 mln lekë, ndërsa për linjat e tensionit të mesëm rreth 741.7 mln lekë.
Sipas OSSH-së, investimet e programuara synojnë rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit, uljen e mbingarkesave dhe humbjeve teknike, si dhe modernizimin gradual të rrjetit të shpërndarjes.
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për......
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit - Eventi i dedikuar letërsisë dhe kulturës
Tradita e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë vit duke shënuar edicionin e tij të pestë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”, ky panair......
Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë
Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e......
Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore
Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte në raport me rikuperimin që shënoi......
Nuk ndalet kërkesa për kredi - Raporti i BSH: Bizneset kërkojnë para për investime, individët për banesa dhe konsum
Kredia për sektorin privat po vijon të rritet me ritme të larta, duke treguar një kërkesë të fortë si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Të dhënat e......
Më e keqja ende nuk ka ardhur - El Niño po na përgatit për një vit ekstrem në 2027-ën
Më e keqja ende nuk ka ardhur: Evropa Perëndimore sapo ka përjetuar qershor-korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me kontinentin e detyruar të......
Trump, tarifa edhe për importin e dronëve - Synohet zvogëlimi i varësisë nga jashtë dhe ringritja e prodhimit vendas
Presidenti Donald Trump tha se do të vendosë tarifa për importet e dronëve dhe komponentëve të tyre, përfshirë ato nga disa aleatë kryesorë të SHBA-së, me......

