OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese - Megjithatë, nuk janë zbatuar disa prej rekomandimeve tona
Delegacioni i OSBE/ODIHR i ka vlerësuar zgjedhjet në Shqipëri si konkurruese dhe të administruara mirë, por një pjesë të rekomandimeve që delegacioni i ka dhënë edhe në zgjedhjet e mëparshme, vijojnë të mos zbatohen.
Falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve apo format e financimit të fushatës, kanë qenë disa nga problematikat e konstatuara nga OSBE/ODIHR.
“Këto zgjedhje ishin një zhvilllim i rëndësishëm për Shqipërinë, për herë të parë diaspora shqiptare votoi. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese, të administruara mirë, fushata mbeti e qetë. Megjithatë, disa rekomandime të bëra prej kohësh, mbeten ende të parealizuara. Për shembull, rekomandimet për financimin e fushatës, numërimi i votave jashtë qendrave të votimit, falja e gjobave, shqetësime për shitblerje të votave, presion ndaj qytetarëve për votën, përdorimi i shpërblimit të pensionistëve në kohë fushate. Qendrat e votimit ishin shumë të vogla dhe nuk ofronin akses për të mjaftueshëm për personat me aftësi të kufizuara”.
Sipas OSBE/ODIHR, bashkëpunimi midis SPAK, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë mjaft i suksesshëm, në lidhje me adresimin e krimeve zgjedhore.
“Vlerësojmë punën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ. Përgatitja për zgjedhjet ishte eficiente. Administrata Zgjedhore ishte në përgjithësi transparente. Trajnimi i komisionerëve duhet të ishte më efikas dhe duhet të përmirësohet informimi i zgjedhësve për përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit. Fushata ishte e qetë, por ka pasur sulme midis drejtuesve kryesorë politikë, sidomos online. Fushata në rrjetet sociale mbetet e parregulluar, nuk ka një autoritet për të kontrolluar përmbajtjen manipuluese online. Financimi i fushatës mbetet një sfidë në kuadrin ligjor alktual. Rekomandimet e ODIHR në këtë fushë mbeten të pazbatuara, megjithatë mbetet për t'u vlerësuar se KQZ i shpërndau në kohë financat”.
OSBE/ODIHR e vendosi theksin gjithashtu në votimin për herë të parë të diasporës shqiptare, gjë që i bëri zgjedhjet më demokratike.
OSBE/ODIHR:
Ka pasur një përkushtim të madh demokratik nga shoqëria shqiptare për pjesëmarrjen në zgjedhje. Zemra e këtij procesi demokratik ishte edhe vota e diasporës. Ishin zgjedhje profesionale në një mjedis të polarizuar. Gjithsesi, kandidatët ishin të lirë për të garuar, me ndonjë intimidim të vogël.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë, por ka pasur disa incidente.
Vlerësojmë punën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ. Së dyti, edhe përfshirjen e votës nga diaspora.
Delegacioni nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së: Këto zgjedhje ishin një zhvilllim i rëndësishëm për Shqipërinë, për herë të parë diaspora shqiptare votoi. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese, të administruara mirë, fushata mbeti e qetë. Megjithatë, disa rekomandime të bëra prej kohësh, mbeten ende të parealizuara. Për shembull, rekomandimet për financimin e fushatës, numërimin e votave jashtë qendrave të votimit, falja e gjobave, shqetësime për shitblerje të votave, presion ndaj qytetarëve për votën, përdorimi i shpërblimit të pensionistëve. KQZ i menaxhoi proceduarat në mënyrë eficiente. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ për adresimin e krimeve zgjedhore. Qendrat e votimit ishin shumë të vogla dhe nuk ofronin akses për të mjaftueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës dhe të realizojë reformat e nevojshme. Zgjedhjet duhet të ofrojnë mundësi të barabarta. I bëj thirrje qeverisë së re që të mbështetet në sukseset e arritura në fushën e gjyqësorit.
Drejtuesi i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR: Përgatitja për zgjedhjet ishte eficiente. Administrata Zgjedhore ishte në përgjithësi transparente. Trajnimi i komisionerëve duhet të ishte më efikas dhe duhet të përmirësohet informimi i zgjedhësve për përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit. Fushata ishte e qetë, por ka pasur sulme midis drejtuesve kryesorë politikë, sidomos online. Fushata në rrjetet sociale mbetet e parregulluar, nuk ka një autoritet për të kontrolluar përmbajtjen manipuluese online. Financimi i fushatës mbetet një sfidë në kuadrin ligjor alktual. Rekomandimet e ODIHR në këtë fushë mbeten të pazbatuara, megjithatë mbetet për t'u vlerësuar se KQZ i shpërndau në kohë financat.
Dita e Zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe transparente. Në disa qendra votimi procesi nuk është zhvilluar rregullisht, ka pasur persona që ndërhynin në qendra votimi. Ka pasur vonesa në dërgimin e votave nga jashtë.
Sondazh

Përfundon numërimi në bashkinë e Hasit/ PD-ASHM 52.57%, PS 33.07%
Në Kukës janë numër 76 qendra votimi nga 139 qendra votimi në total. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkinë Has ka përfunduar......

Mbyllet procesi i votimit në bashkinë e Devollit: PS fiton me 50,5% të votave!
Partia Socialiste ka fituar me 50,50% të votave në bashkinë e Devollit, kundrejt 41,85% të votave që ka marrë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për......

Boeing, fituesi i madh i marrëveshjes SHBA-Britani - Kompania britanike blen 13 mld USD avionë nga gjiganti amerikan
Boeing është një nga përfituesit më të mëdhënj të marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Kompania ka siguruar një porosi me vlerë......

Thirrja e Berishës për demokratët: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote
Prononcimi i Kryestarit të partisë Demokratike për mediat: Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të......

Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë!
Në bashkinë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë të qarkut Gjirokastër ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të......

Trump viziton Gjirin Persik - Synon marrëveshje strategjike që përfshijnë investime të mëdha
Tre vende arabe të Gjirit Persik, të pasura me energji, po garojnë për ta kthyer ndikimin e tyre mbi Donald Trump në përfitime të prekshme, me presidentin që......

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!
Tirana do të mirëpresë në datat 15 dhe 16 maj, Samitin e Komunitetit Politik Europian, në të cilin do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Europa. Për shkak......

Krimet zgjedhore, 39 procedime penale - SPAK: Ka pasur kallëzime nga partitë politike, por edhe nga vetë qytetarët
SPAK ka nisur hetimet ndaj disa procedimeve penale që lidhen me krim zgjedhor. Sipas një njoftimi të bërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe......