Shqipëria Postuar më 12 Maj 2025, 13:39

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Nga SCAN TV

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të

Tirana do të mirëpresë në datat 15 dhe 16 maj, Samitin e Komunitetit Politik Europian, në të cilin do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Europa.

Për shkak të këtij aktiviteti të rëndësishëm, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar sot një njoftim në rrjetet sociale, përmes të cilit u bën thirrje pasagjerëve që të paraqiten në aeroport 3-4 orë përpara fluturimit.

Sipas njoftimit, sugjerohet edhe kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore, ndërsa  check-in të bëhet online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.

“Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një përvojë udhëtimi sa më të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët”, cilësohet në postim.

Për shkak të këtij aktiviteti është paralajmëruar edhe më herët për masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të

Sondazh

Poll

Shqipëria 12 Maj Elisabeta Dosku

Konkluzionet për zgjedhjet në Shqipëri!

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat