Konkluzionet për zgjedhjet në Shqipëri!
Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike, kanë publikuar edhe konkluzionet parraprake se si ka qenë ecuria e këtij procesi.
Gjatë procesit të votimit, vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Qendresës Qytetare e shtrinë monitorimin në 163 Qendra Votimi në 17 Bashki të Vendit, përkatësisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Dibër Kukës, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Fier, Lushnje, Berat, Gjirokaster, Fushë Krujë, Kurbin, Pogradec si dhe 3 QV të posaçme të vendosura në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Instituti i Studimeve Politike u angazhua në monitorimin e raportimeve mediatike, deklaratave dhe akteve të partive politike/subjekteve elektorale.
Këto institucione kanë dalë në konkluzione paraprake se dita e zgjedhjeve të 11 majit 2025 shfaqi të njëjtin trend të disa zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, kryesisht një klimë e qetë dhe pjesëmarrje të pjesës aktive qytetare.
Megjithatë ka pasur raste të mos respektimit të heshtjes zgjedhore gjatë 24 orëve që i paraprinë procesit të votimit, si postime elektorale në rrjete sociale të kandidatëve të caktuar, shpërndarje të materialeve propagantistike në hapësirën publike me afishimie të billboard-ve dhe raste kur zyra elektorale janë mbajtur hapur.
Gjatë ushtrimit të së drejtës së votës ditën e votimit, në kundërshtim me kërkesat e heshtjes zgjedhore, përfaqësues të partive politike ose kandidatë për këto zgjedhje kanë bërë deklarata që teksa pozitivisht kanë nxitur pjesëmarrjen e shtetasve në votime, direkt ose indirekt, përmbanin mesazhe politike propaganduese.
Po ashtu thuhet se klima e përgjithshme ditën e votimit shënoi disa incidente të panevojshme, që reflektojnë më shumë tensionet, keqkuptimet dhe mobesimin midis palëve politike. Në dallim nga shumë prej zgjedhjeve të kaluara nuk u shënuan incidente të rënda.
Gjatë procesit të votimit pati sinjalizime nga vëzhgues partiakë, komisionerë dhe deputetë për abuzime dhe intimidim të zgjedhësve sikurse ishin rastet e shenjuara në Bashkitë Lushnje, Tiranë (afër Shkollës Petro Nini), Pogradec, Vorë, etj.
Vëzhguesit kanë raportuar gjithashtu, se në shumicën e rasteve, zgjedhësit nuk kanë qenë të ndërgjegjësuar për emrin e tyre në listë, mbi mënyrën e votimit, pra sa i përket fletës së votimit që duhet të plotësonin, si dhe hedhjen e saj në kutinë e votimit.
Vëzhguesit kanë raportuar raste konkrete të problemeve sistemike të procesit zgjedhor, të përsëritura edhe në zgjedhjet e kaluara, sikurse janë disa raste të votimit familjar apo mos respektimit të procedurave për dhënien e ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësive të veçanta nuk mund të votonin vetë.
Po ashtu është vënë re se disa nga QV të monitoruara është vërejtur prezencë e personave të paautorizuar brenda perimetrit 150 m të QV, sjellje të papërshtatshme me elementë diktues dhe që krijojnë premisa për intimidimin e zgjedhësve nga vëzhguesit partiakë si dhe persona që qëndrojnë jashtë perimetrit 150 m por vëzhgojnë në mënyrë sistematike zgjedhësit që hyjnë e dalin nga QV.
Sondazh

Fatura ndryshe e zgjedhjeve 2025/ Me 3.7 miliardë lekë shpenzime në total, një votë potenciale kushton rreth 1,066 lekë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 kanë prekur në total shifrën e......

Zelensky pranon takimin me Putin - Vendimi vjen pas thirrjes së Trump për të negociuar përfundimin e luftës
Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të presë Vladimir Putinin në Turqi të enjten, pasi Donald Trump këmbënguli që Ukraina të pranonte bisedimet......

Partia Socialiste dominon në 10 qarqe të vendit - PD-ASHM kryeson në Shkodër dhe Kukës. Lezha, më me luhatje
Deri në orën 11:30 rezultojnë të jenë numëruar votat në 1865 qendra votimi. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vijon në 3360 qendra të tjera......

Votimi elektronik, shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë
Është shpallur rezultati i njësisë administrative 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike. Partia Socialiste kryeson me 5304 vota. Koalicioni PD-......

Publikohet rezultati për bashkinë Vorë/ PS fiton me 57.09%, PD e dyta me 33.93%!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatin e bashkisë Vorë, në të cilën u krye votimi dhe numërimi elektronik i votave. Sipas të dhënave të......

Përfundon numërimi i votave në Himarë-PS kryeson me 51.26 %
Në Himarë ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku janë numëruar 26 nga 26 qendra votimi. Sipas rezultatit që raporton KQZ, Partia Demokratike dhe......

SHBA-Kinë, marrëveshje tregtare - Superfuqitë bien dakord pas dy ditësh negociata në Gjenevë
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, raportoi "përparim të konsiderueshëm" në bisedimet e SHBA-së me zyrtarët më të lartë ekonomikë të Kinës për të......

Numërohen 3270 zarfe me votat e diasporës - 53.46% e votave shkojnë për Partinë Socialiste
Deri në orën 14:00 të ditës së sotme, janë numëruar 3270 zarfe me votën e diasporës nga 194889 zarfe që janë në total për t'u numëruar. Për sa i përket......