Shqipëria Postuar më 9 Maj 2025, 15:25

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete kanë dërguar më shumë vota të emigrantëve shqiptarë?

Nga Diamila Leka

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete

Kjo e premte, është afati përfundimtar për të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, por jo në ishujt grekë, për të dorëzuar zarfet zgjedhore në pikat e shërbimit postar të DHL. Por cilat janë shifrat e deritanishme të Komizionit Qëndror të Zgjedhjeve përsa i përket zarfeve të mbërritura të emigrantëve shqitparë?

Nga 245935 zarfe të dërguara, deri më tani nga zgjedhjësit e diasporës janë marrë 227097 zarfe zgjedhore, ndërsa Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve numëron 174488 zarfe zgjedhore të mbërritura. Teksa janë orët e fundit të dorëzimit të zarfeve zgjedhore, nga Italia kanë mbërritur 70496 zarfe, nga 91216 të dërguara. Greqia, është shteti i cili ka hasur problematika dhe vonesa në këtë proces të parë të votës së diasporës, por nga 68380 zarfe të dërguara, kanë mbërritur në KQZ 39890 zarfe zgjedhore.

Nga Gjermania kanë mbërritur 19872 zarfe zgjedhore nga 25491 të dërguara. Por njëdiferencë e vogël midis atyre që janë dërguar, dhe që kanë mbërritur ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri më tani numërohen 15924 zarfe të mbërritura, nga 20646 e totalit të dërguar.

Me ritme pozitive po ecin shtetet si Mbretëria e Bashkuar ku kanë mbërritur 11303 zarfe, Franca me 3749 zarfe, Kanadaja me 2853 zarfe të mbërritura në KQZ.

Kujtojmë, që afati përfundimtar i mbërritjes së votës së diasporës është ora 19:00 e datës 11 maj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat