Ndryshon ligji për markat tregtare - Si do trajtohen rastet e abuzimeve me emrat dhe logot e bizneseve
Tregu shqiptar po ndeshet çdo ditë e më shumë me konflikte midis markave të regjistruara më parë dhe që kanë një reputacion dhe emër të mirë në treg dhe përpjekjeve të personave të ndryshëm për të përdorur marka identike ose të ngjashme me markat e regjistruara më parë, me qëllim që të përfitojnë në kurriz të njohjes që ato kanë.
Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve.
Për të zgjidhur të gjitha problematikat me markat tregtare dhe për ta përafruar ligjin me Bashkimin Evropian, qeveria ka hartuar një projektligj të ri i cili i synon ndër të tjera të sigurojë mbrojtje më të lartë për bizneset dhe konsumatorët.
Drafti parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë.
Projektligji përpunon në mënyrë më të detajuar masat që merren në rast të shkeljeve të të drejtave që rrjedhin nga markat, si ndalimin e mallrave ose shërbimeve që shkelin të drejtat e markës tregtare, heqjen ose bllokimin nga qarkullimi civil të mallrave ose shërbimeve cenuese, deri tek materialet, pajisjet dhe mjetet e përdorura për krijimin ose prodhimin e këtyre mallrave ose shërbimeve cenuese.
Në draft është trajtuar edhe shpërblimi i dëmeve që u vijën pronarëve të markave të mëparshme nga shkeljet dhe përpjekjet e shkelësve që abuzojnë duke përdorur pa autorizim markat e pronarëve të tjerë.
Projektligji ka plotësuar dhe rregulluar detaje të elementeve të tilla, si shkaqet absolute dhe relative për refuzimin e shenjave që nuk mund të regjistrohen, si dhe të shenjave dhe markave që cenojnë të drejtat e pronarëve të markave të regjistruara më parë, duke u siguruar këtyre të fundit një mbrojtje më të madhe.
Sondazh

2024, Qeveria mori 6.75 mld lekë hua nga jashtë /Nënshkrimet e reja, Franca kreditori kryesor
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 mbetet një element kyç i financave publike, duke pasqyruar përpjekjet e qeverisë për të siguruar burime të......

“BE, gati të negociojë për tarifat e makinave” - Komisioneri i tregtisë hap rrugën për bisedime me Trump
Bashkimi Evropian është i përgatitur të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave prej 10 për qind për makinat, si pjesë e bisedimeve që synojnë......

Meta, kabllo nënujore më të gjatë në botë - Me gjatësi 50,000 km, projekti do të ndërlidhë shumë kontinente
Meta ka njoftuar planet për të ndërtuar një kabllo nënujore 50,000 kilometra të gjatë në të gjithë botën. Gjiganti i teknologjisë tha se Projekti Waterworth,......

Kosovë, numërohen 100% të votave për partitë politike - Vetëvendosje kryeson me 40.08%, e dyta renditet Partia Demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur procesin e numërimit të të gjitha votave të rregullta për subjektet politike, pas afërsisht dy javësh nga......

Siguria kibernetike: Cilat janë vendet më të cenueshme të Europës? Bosnja, Serbia dhe Shqipëria më të rrezikuarat!
Siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje. Numri i dobësive të cloud në mbarë botën që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme u......

Ku fjetën turistët përgjatë verës? Rritja më e madhe e netë qëndrimeve u regjistrua në Shkurt, Prill dhe Tetor
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2024. Edhe një herë......

Ku po shkojnë 5 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, Korça më “agresivja”. Lezha, e fundit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur shpërndarjen e fondit prej 5 milionë euro të Skemës së Investimeve tek fermerët që kanë aplikuar dhe janë......

Partitë politike në Gjermani - Qëndrimet e tyre mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe ekonomike
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz. Por cilat janë partitë......