Ndryshon kontrata për shit-blerjen e energjisë - Propozimet e FTL, HEC-et e vegjël mund ta shesin në tregun e lirë
Prodhuesit me Përparësi të Energjisë do të mund ta shesin edhe në treg të lirë energjinë e gjeneruar. Gjithçka përcaktohet në draft kontratën e re të propozuar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group që aktualisht është i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik të blerjes së energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik nga Enti Rregullator i Energjisë shitja mund të bëhet me kushtin që blerësi të njoftohet deri në datën 1 gusht.
Sipas kontratës aktuale FTL e blen të gjithë energjinë që prodhohet nga HEC-et me fuqi të instaluar deri në 15 MW, me një çmim fiks që aktualisht është 10 lekë/kWh.
Sipas Entit Rregullator afati i parashikuar i njoftimit deri në 1 gusht vlerësohet si i pazbatueshëm, por do të jetë varianti përfundimtar i miratuar që do përcaktojë sesi do të veprohet.
Marrëveshja e propozuar prezanton edhe një tjetër risi, duke parashikuar daljen e plotë në tregun e lirë për një periudhë jo më pak se një vit, një përcaktim që synon të ndihmojë FTL-në në programimin më të saktë të energjisë së blerë nga prodhuesit me përparësi.
Kontrata e re parashikon edhe disa ndryshime të tjera, që sipas FTL-së janë të domosdoshme për shkak të ndryshimeve ligjore dhe rregullatore, zhvillimeve në tregun e energjisë, problemeve të hasura gjatë zbatimit të kontratës aktuale, si dhe nevojës për përshtatje me praktikat më të mira të industrisë.
Po ashtu, ndryshimet e propozuara nevojiten për shkak të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin për auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë të dates 31.07.2023, për të përmirësuar kushtet e kontratave me Prodhuesit me Përparësi të Energjisë.
Sondazh

Si duhet investuar në agrobiznese? - Pilku: Jo ndërtime të reja, të kthejmë në identitet objektet shekullore
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se do të lançohet një tjetër program mbështetës me fokus investimet e emigrantve në struktura agroturistike. Në një......

Kredi me norma më të ulëta interesi - Spaho: Programi i BSH do të ndihmojë bizneset të vënë në jetë projektet e tyre
Bizneset e vogla dhe të mesme, që zënë rreth 99% të totalit të ndërmarrjeve në Shqipëri, janë një nxitës kryesor i punësimit dhe rritjes ekonomike në vend.......

KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët në Itali refuzohen më shumë. Celibashi: Adresë të gabuar!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do t’i përcjellë Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por cilat janë......

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro
Viti 2025 ka nisur me blerje energjie për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që deri më tani ka zhvilluar 3 proceduara tenderuese për të plotësuar......

Zgjedhin “IA” në vend të stafit - Mbi 50% e kompanive në Britani planifikojnë investime në teknologjinë e re
Gjysma e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë t'i japin përparësi investimeve në inteligjencën artificiale në vend të punësimit, për shkak të......

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat marrin masat. Parandalim trafikut të mjeteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë......

Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/ 52% më shumë të huaj, rriten edhe netëqëndrimet
Në muajin nëntor të vitit 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me të......

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen globale” - BB paralajmëron për hakmarrjen e mundshme të partnerëve tregtarë
Banka Botërore paralajmëroi se tarifat e përgjithshme të SHBA-së prej 10% mund të reduktojnë rritjen ekonomike globale tashmë të dobët prej 2.7% në vitin......