Shqipëria Postuar më 20 Janar 2025, 13:45

KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët në Itali refuzohen më shumë. Celibashi: Adresë të gabuar!

Nga Diamila Leka

KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do t’i përcjellë Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por cilat janë ndryshimet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka propozuar?

“Ju bëj me dije që brenda ditës së sotme, do t’ përcjell Kuvendit të Shqipërisë edhe për dijeni të partive parlamentare, një propozim për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjehdor, të cilat konsistojnë: e para në dhënie të drejtës për KQZ për të prokuruar shërbimin e dërgesës postare si nga shkuarja dhe në kthim mbrapsht të fletëve të votimit. Rishikimin e afateve që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, me qëllim për të përfituar 10 ditë më shumë në dispozicion. Gjithashtu pas konsultimeve të bëra me përfaqësues të dy partive kryesore politike, si dhe në vlerësim të  gjithë aspekteve teknike të procesit të vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit, do t’i propozoj kuvendit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor përsa i përket strukturës që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit. Do ishte e udhës që në këtë process të përfshihen dhe partitë politike veccmas KQZ.”

Ndërkohë, sipas të dhënave të kësaj të hëne, deri më tani janë regjistruar rreth 18 mijë zgjedhës, ndërsa 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen dhe ato të përsëriturat. Por 10 426 janë kërkesa të refuzuara. Kryekomisioneri Celibashi, deklaroi edhe mbi arsyet e problematikave me të cilat po përballet procesi i regjistrimit.

“Sikurse shihet, numrin më të madh të refuzimeve e kemi nga Italia dhe përgjithësisht shkaku i refuzimit lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e këtyre votuesve, kur ngarkojnë dokumentin e adresës. Shumica e këtyre votuesve, kanë ngarkuar si document provues të adresës dokumentin e identitetit të lëshuar nga shteti Italian, por e kanë ngarkuar nga ana e gabuar, nga faqja e cila nuk e përmban adresën. Do duhet të ngarkohet në PER, faqen e identitetit të lëshuar nga shteti Italian, e cila e përmban adresën.”



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat