Kosovë, 50 mln euro për efiçencën e energjisë - Investimi i BERZH synon të rrisë efikasitetin në ndërtesat publike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike në Kosovë, përmes një kredie sovrane deri në 50 milionë euro për Ministrinë e Financave.
Huaja është pjesë e një projekti me vlerë të paktën 86 milionë euro që do të bashkëfinancohet me 12.6 milionë euro nga qeveria e Kosovës, një grant prej 7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian përmes Programit Rajonal për Efiçiencë të Energjisë për Ballkanin Perëndimor, dhe 3 milionë euro nga Fondi Danez për Kosovën. Pjesa tjetër do të sigurohet nga fondet e bashkëpunimit teknik.
Projekti përfshin zbatimin e masave për efiçencën e energjisë dhe rinovimin e rreth 400 ndërtesave publike të zëna nga ndërmarrjet shtetërore dhe objektet administrative, arsimore dhe shëndetësore në nivel qendror dhe komunal.
Masat përfshijnë instalimin e termoizolimit, përmirësimin e sistemeve të ngrohjes, ndriçimit dhe elektrike, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, si dhe plotësimin e hapave të nevojshëm strukturorë dhe të komfortit.
Si rezultat, kostot e energjisë dhe të mirëmbajtjes në këto ndërtesa do të bien, duke çuar në kursime mesatare të energjisë prej 30 deri në 50 për qind, ndërkohë që do të reduktohen ndjeshëm emetimet e gazeve serrë.
Rinovimi i ndërtesave publike dhe private është jetik, nëse Kosova dëshiron të përmirësojë efikasitetin dhe të përmbushë qëllimet e saj klimatike. Sektori i ndërtimit është konsumatori më i madh i energjisë në Evropë, që përbën më shumë se një të tretën e emetimeve të BE-së.
Që nga fillimi i veprimtarisë në Kosovë në vitin 2012, BERZH ka mbështetur iniciativat e vendit për efiçencën e energjisë përmes një sërë kredish, duke përfshirë financimin e drejtpërdrejtë për komunat e Prishtinës dhe Prizrenit për të rinovuar deri në 150 ndërtesa publike. Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim është një investitor institucional lider në vend që ka shpërndarë më shumë se 770 milionë euro përmes 120 projekteve deri më tani.
Sondazh

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Çmimet e energjisë godasin Europën Juglindore - Diferencë e madhe me Veriperëndimin e kontinentit, nevojiten investime
Për pronarin e një restoranti në Athinë, Christos Kapetanakis, qiraja ka qenë gjithmonë e lartë, por tani ai duhet të përballet me atë që ai e quan “një qira......

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me zë dhe figurë
Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe......

“Refugjatët e TikTok” gjejnë strehë të re - Media sociale kineze, RedNote shkarkohet nga rreth 700,000 amerikanë brenda 1 jave
Lajmet që qeveria amerikane apo edhe disa qeveri të tjera, duke përfshirë atë shqiptare, të ndalojnë përdorimin e TikTok në vendet e tyre, ka bërë që shumë......

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!
Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar për lidhjet e platformës......

10 mld euro për qendrat e të dhënave - Italia dyfishon investimet për periudhën 2025-2026
Investimet në qendrat e të dhënave të Italisë do të dyfishohen në 10 miliardë euro për periudhën 2025-2026, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Të dhënat......

Kanada, Carney kandidon për kryeministër - Ish-guvernatori i Bankës Qendrore hyn në garë për të zëvendësuar Trudeau
Ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë, Mark Carney, njoftoi se do të kandidonte për të zëvendësuar kryeministrin Justin Trudeau si lider i Partisë Liberale në......

AIPS-EURO, rekord transaksionesh në 2024 - BSH: 30.5% më shumë transferta në monedhën evropiane se në 2023
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc shumëfish më të lartë se viti 2023, për sa i përket numrit dhe shumës së transaksioneve të realizuara përmes sistemit......