ALPEX, 245 mln euro faturime në 7 muaj - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 1.68 mln mWh

Rreth 1.68 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e ditës nw avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar–korrik 2026. Sipas të dhënave të bursës, vlera totale e faturimit për të dyja zonat ofertuese, Shqipëri dhe Kosovë, arriti në rreth 245 mln euro.
Të dhënat tregojnë se korriku regjistroi aktivitetin më të lartë të 7-mujorit, me gati 300 mijë mWh energji të tregtuar. Edhe faturimi arriti nivelin më të lartë të periudhës, në rreth 45.4 mln euro. Pas korrikut, volumi më i lartë u regjistrua në maj, me rreth 280 mijë mWh, ndërsa shkurti pasoi me mbi 250 mijë mWh.
Në kahun tjetër, janari shënoi volumin më të ulët, me rreth 144 mijë mWh, ndërkohë që në muajt pasues aktiviteti u luhat nga rreth 216 mijë deri në afro 300 mijë mWh. Për nga faturimi, niveli më i ulët u regjistrua në shkurt, me rreth 29.7 mln euro.
Sipas ndarjes mes dy zonave ofertuese, Shqipëria regjistroi rreth 911 mijë mWh energji të tregtuar gjatë 7 muajve të parë të vitit, ose rreth 54% të volumit total. Faturimi për zonën shqiptare arriti në rreth 115.4 mln euro.
Ndërkohë që, në zonën ofertuese të Kosovës u tregtuan rreth 769 mijë mWh, me një faturim prej afro 129.5 mln euro. Kjo do të thotë se, ndonëse Kosova kishte volum më të ulët të tregtimit, vlera e faturimit rezultoi rreth 14 mln euro më e lartë se në zonën shqiptare.
Tregtimi i energjisë elektrike përmes ALPEX paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji. Ndërkohë që, sfidë mbetet rritja e mëtejshme e volumeve të tregtuar përmes këtij instrumenti.
MM: 11 vatra aktive zjarri nga 29 të raportuar, 4 nën kontroll
Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën......
Kafeja “zien” në Qershor/ Rekord historik i importeve si në sasi, ashtu edhe në vlerë
Importi i kafesë në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri në qershor, si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit u importuan 1.6......
Cilat destinacione po fitojnë më shumë pasagjerë nga Tirana? Bratislava kryeson rritjen, Tel Avivi dhe Napoli ndjekin me ritme të forta
Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po......
OSSH, mbi 9 mld lekë investime në rrjet gjatë 2026 - Pjesa më e madhe për TM/TU dhe nënstacionet, mbi 1.1 mld lekë për sistemet e matjes
Mbi 9 mld lekë parashikohet të investohen gjatë këtij viti në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas planit të rishikuar të Operatorit të......
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për......
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit - Eventi i dedikuar letërsisë dhe kulturës
Tradita e Panairit të Librit në Green Coast vijoi edhe këtë vit duke shënuar edicionin e tij të pestë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”, ky panair......
Vala e të nxehtit rrit prodhimin e energjisë diellore - Analiza e Ember/ Deri në 17% më shumë në Europë
Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë diellore, duke ndihmuar vendet europiane të përballojnë kërkesën e......
Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore
Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.......

