Shqipëria Posted on 2024-12-16 14:51:00

Murtaja afrikane të derrave – MBZGR: Nuk ka patur asnjë rast të ri të shfaqjes së sëmundjes!

From Edel Strazimiri

Murtaja afrikane të derrave – MBZGR: Nuk ka patur asnjë rast

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në kuadër të programit të transparencës dhe komunikimit me publikun njofton se prej datës 25.11.2024, nuk ka patur asnjë rast të ri të shfaqjes dhe dyshimit për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave. Menjëherë pas marrjen e njoftimit që në Njësinë Administrative Shëngjin Lezhë, në fshatin Mal i Rrencit, në lartësinë e Kodrës së Zezë, në koordinatat gjatësi 41.82835 dhe gjerësi 19.57711, ku disa gjuetarë konstatuan derra të egër të ngordhur, nga DRVMB Shkodër, Qarku Lezhë u ngrit grupi i punës i cili ka vijuar me verifikimin e informacionit.

Shërbimi Veterinar ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke nisur komunikimin me Shoqatën e Gjuetarëve dhe me arritjen në vendngjarje, grupi i kontrollit ka kryer kampionimin e mostrave sipas procedurave teknike dhe mostrat u dërguan në ISUV. Gjithashtu, u krye procesi i groposjes së kadavrave dhe mbetjeve të tyre dhe dezinfektimi i mjedisit përreth.

Për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje dhe kufizimin e saj Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë masat për përcaktimin e zonave të mbrojtës dhe mbikëqyrjes, të cilat bëjnë pjesë në rrezet 3 km dhe 10 km.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve gjatë 21 ditëve të karantinës së këtyre zonave organizoi takime periodike me përfaqësues së Pushtetit Vendor, Shoqatën e Gjuetarëve, Agjencinë ë Zonave të Mbrojtura dhe Agjencinë e Mjedisit, për informim dhe koordinim rreth situatës.

Në këtë periudhë 5 grupe pune monitoruan çdo ditë situatën në terren duke kontrolluar 107 mjete të transportit të kafshëve për lëvizjen e kafshëve të gjalla në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Janë monitoruar 976 ferma me 1425 krerë, nga të cilët u matrikulluan 493 krerë derra. Gjatë procesit të inventarizimit të fermave janë identifikuar 33 ferma të reja: me 121 krerë derra dhe 24 dosa.

Në zonën e mbrojtur (vatra, zona tampon), ka përfunduar inventatizimin e zonës që në datën 30.11.2024, por çdo ditë në vijim është bërë rikontroll i zonës, dhe shtrirje e tij për verifikimin e ngordhjeve të reja apo për derra me shenja klinike. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nga sot zona del nga gjendja e karantinës.

Pavarësisht, zgjidhjes së shpejtë dhe parandalimit efikas të rastit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët në të gjithë vendin të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë derra, si dhe të kryejnë blerjen apo lëvizjen e derrave, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.

Live TV

Latest news
Shqipëria 2026-05-27 Scan TV

Transparency Board sets new fuel prices

  The Transparency Board has set new ceiling prices for fuel trading in the country this Tuesday, May 27, 2026. According to the decision taken at the next......

All news

Most visited

Shqipëria 2026-05-27 Scan TV

Transparency Board sets new fuel prices

  The Transparency Board has set new ceiling prices for fuel trading in the country this Tuesday, May 27, 2026. According to the decision taken at the next......