Shpallen fituesit përfundimtarë të fondeve në bujqësi - Lista/ Kualifikohen 14.766 fermerë, dominon blegtoria
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të fermerëve që do të përfitojnë fonde në bujqësi.
Referuar listës janë në total 14.776 fermerë që do të marrin para, nga 15.591 aplikime që kishin kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për 7 masat e Skemës Kombëtare, apo rreth 85 për qind e aplikantëve totalë, duke përjashtuar mbështetjen me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.
Konkretisht numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për blegtorinë, për tufën bazë të matrikuluar, të imta dhe gjedhin me mbi 9 mijë fermerë.
Bletaria po ashtu ka pasur interes shumë të lartë ku janë kualifikuar 4318 aplikime. Ndërkohë, si një masë e futur për herë të parë, duket se interes të shtuar ka pasur edhe për bimët mjekësore, si dhe masa e mbështetjes për serat. Për masën mbështetje për fermat organike janë kualifikuar 169 aplikantë dhe për certifikimin global GAP 48 aplikantë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit Skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh, nga të cilat 54.255 ishin për mbështetje me naftë dhe 17.282 fermerë interesuar për të përfituar nga masat e mbështetjes, ku 21 prej tyre ishin Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe 1685 grupime fermerësh.
Sa i takon skemës së naftës në bujqësi, për vitin 2024 rezulton se përfitues në total janë 52.183 fermerë, të cilët do marrin para cash për të mbuluar shpenzimet për këtë qëllim.
Të dhënat e detajuara tregojnë se qarku Fier, ku dhe bujqësia është me e zhvilluar, është ai që kryeson për nga numri i aplikantëve dhe përfituesve, ndjekur nga Qarku i Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës.
Nga fondet në bujqësi sivjet janë në total rreth 70 mijë përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistruar në vend. Fondi fillestar i vënë në dispozicion është 32 milionë euro.
Poll

Croatia, the new plan for population growth - The government will invest 685 million euros to curb the demographic crisis
Croatia is taking action to tackle its declining population and low birth rate with a €685m plan focused on supporting families and encouraging the return of......

ALPEX launches same-day auctions - Albanian Electricity Exchange: Dynamic prices, efficient cross-border trade
The Albanian Electricity Exchange, ALPEX has launched the operation of the Same Day Auction Market between Albania and Kosovo as a market union. Currently,......

The German economy will continue to "stagnate" in 2025 - According to the Bundesbank, Trump's policies endanger domestic exports
Germany's economy is unlikely to grow in 2025 after contracting this year, according to new forecasts from the Bundesbank. Gross domestic product will fall......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me javën që lamë pas. Monedha......

Giorgia Meloni jep dorëheqjen si presidente e partisë konservatore europiane!
Meloni e bëri njoftimin në një fjalim në festivalin vjetor të të rinjve të partisë së saj Brothers of Italy, në Romë të dielën. Në të morën pjesë mbi 300 të......

Agricultural exports, growth of 19.5% - Albanian productions, competitive in foreign markets
Albanian productions are expanding more and more in foreign markets. Agricultural exports have increased by 19.5% during the period January-November 2024......

How is the shape of global rivers changing?!
River flows move upstream due to climate change and human activities. A study of how the hydrosphere has transformed over the past 35 years, which analyzed......

Hendeku gjinor i pagave: Ekziston vetëm një vend në Europë që paguan gratë më shumë se burrat
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike......