Modernizimi i Regjistrit Tregtar Shqiptar/ QKB forcon bashkëpunimin me InfoCamere në Itali
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilluan një vizitë zyrtare pune në Padova, Itali, pranë InfoCamere, institucioni që administron sistemin italian të regjistrit tregtar dhe shërbimeve digjitale për biznesin. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së ofruar nga pala italiane për modernizimin e infrastrukturës teknologjike të QKB-së.
Gjatë workshop-it të organizuar në ambientet e InfoCamere, përfaqësuesit e QKB-së dhe ekspertët italianë diskutuan mbi implementimin e një sistemi modern, të avancuar regjistrimi dhe raportimi te bazuar në standardin ndërkombëtar XBRL, integrimin me sistemet ekzistuese, si dhe procesin e migrimit të të dhënave drejt platformës së re.
Një fokus i veçantë iu kushtua përputhshmërisë së sistemit të ri me direktivat e Bashkimit Evropian, mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e transparencës në funksionimin e regjistrit tregtar. Gjithashtu, u diskutua nderlidhja me sistemin BRIS, që synon ndërveprueshmërinë e regjistrit shqiptar me regjistrat europianë të biznesit.
Delegacioni shqiptar u njoh nga afër me modelin italian të regjistrit plotësisht digjital, përdorimin e identifikimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik, si dhe me standardet e sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të infrastrukturës teknologjike të InfoCamere. Në kuadër të vizitës, u zhvillua edhe një tur në Data Center-in e institucionit italian, ku u prezantuan kapacitetet teknologjike dhe organizimi operacional për garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve.
Në përfundim të takimit, palët diskutuan hapat e mëtejshëm për projektin e reformimit të Regjistrit Tregtar Shqiptar, përfshirë modelin e qeverisjes, institucionet pjesëmarrëse dhe fazat e implementimit të sistemit të ri. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit, rritjen e efikasitetit dhe harmonizimin e mëtejshëm të QKB-së me standardet europiane të digjitalizimit dhe transparencës.
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është......
“Frenojnë” çmimet në zonat periferike të Tiranës/ Ndikojnë infrastruktura e dobët dhe oferta e lartë
Edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të jetë në rritje të fortë gjatë vitit 2026, jo të gjitha zonat po ecin me të njëjtin ritëm.......
DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?
Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të......
Pasojat e luftës në Iran po forcojnë dobësitë financiare/ Paralajmërimi i BQE për Eurozonën. Pritet rritja e kostove të huamarrjes
Lufta me Iranin dhe tensionet e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës, të rrisin kostot e huamarrjes dhe të sfidojnë aftësinë......
“Përmirësohet qendrueshmëria fiskale e Greqisë”/ FMN: Investimet e forta dhe reformat strukturore po mbështesin rritjen
Greqia i ka përballuar tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme me qëndrueshmëri fiskale dhe stabilitet financiar të përmirësuar, thotë Fondi Monetar......
Ekonomia gjermane, në vështirësi/ Pritet të tkurret si rrjedhojë e ndikimeve gjeopolitike
Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026, duke paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve......
5 vende të NATO-s, “jo” financimit për Ukrainën/ Kundërshtojnë propozimin për kontributin prej 0,25% të PBB
Britania, Franca dhe tre anëtarë të tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë shprehur kundërshtim ndaj një propozimi që secili......
Ultra të pasurit në Gjermani/ Zotërojnë mbi një të katërtën e pasurisë financiare të vendit
Sipas “Raportit të ri të Pasurisë Globale BCG 2026”, numri i njerëzve ultra të pasur në Gjermani po rritet ndjeshëm. Pasuria globale financiare private u......



