Mbi 2 mijë biznese të reja u çelën në Prill - 12% më shumë sesa në 2025, dominojnë të vetëpunësuarit

Mbi 2 mijë biznese të reja janë çelur në Shqipëri në muajin Prill 2026, duke shënuar rritje me 12% krahasuar me Prill 2025.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), Konkrerisht në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë.
Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.
Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.
Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra.
Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licenca gjatë muajit prill. Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licenca të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.
Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime.
Sipas raportit, numri i aplikimeve të ardhura në regjistra gjatë muajit prill 2026 arriti në 12,491 për Regjistrin Tregtar, 1,196 për Regjistrin e Lejeve dhe Licencave dhe 928 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
DPT: Bizneset dhe institucionet duhet të zbatojnë pagesat cashless me POS/POI deri më 30 maj
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 17 ditë nga afati ligjor për përmbushjen e detyrimit për pranimin e pagesave cashless......
Fondi i gjelbër: 1 pemë për 30 metër katrore ndërtim, detyrimet e reja për subjektet zhvilluese të territorit
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar krijimin, funksionimin dhe administrimin e fondit të gjelbër të pemëve, në kuadër të zhvillimit të......
Miratohen shpronësimet për tre projekte rrugore, buxheti do paguajë 85 milionë lekë
Bazuar në ligjin “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, Këshilli i Ministrave ka vendosur që......
Ndarja e plazheve shtyhet deri në fund të qershorit, qeveria miraton afatin përjashtues të vitit 2026
Përjashtimisht, për vitin 2026, afati kohor për lidhjen e kontratave të qirasë për përdorimin e stacionit të plazheve, do të jetë brenda muajit qershor. Ky......
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër, ja si do veprohet për kompensimin e nxënësve
Institucioni arsimor parauniversitar privat i arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ka vetëm 3 ditë kohë pas hyrjes në fuqi të VKM për......
Miratohet kompensimi i transportit urban për karburantin, publikohet vendimi i Qeverisë
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 13 Majit 2026 ndër vendimet e miratuara është edhe ai i përcaktimit të procedurave, të dokumentacionit dhe të masës......
Përsëri shtrenjtim, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Nafta me 201 lekë/litri dhe benzina 187 lekë/litri. Këto janë çmimet e reja që ka publikuar Bordi i Transparencës. Në njoftimin përkatës thuhet: “Bordi i......
“Vështirësitë financiare po frenojnë lindshmërinë” - Binjaku: Shqipëria ka nevojë për politika më të forta për familjet e reja
Tkurrja e popullsisë nuk është më një thjesht parashikim, por një realitet statistikor. Sipas Institutit të Statistikave, vetëm pvitin e kaluar patëm 1885......


