Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2026, 18:29

Librazhd-Prrenjas, rrugë alternative mbi hekurudhë, Kozeli: Rikthimi në funksion të plotë pas stabilizimit të terrenit

Nga SCAN TV

Librazhd-Prrenjas, rrugë alternative mbi hekurudhë, Kozeli: Rikthimi

Aksi rrugor Librazhd Prrenjas do të vihet në funksion provizor me një rrugë alternative që do të ndërtohet mbi shtratin e hekurudhës. Në një komunikim me mediat drejtuesit e rrugëve, hekurudhave, institutit të gjeologjisë dhe policisë së shtetit praraqitën planin provizor të operimit. Drejtori i Rrugëve tha se vënia në eficensë të plotë e këtij aksi do të bëhet pas stabilizimit përfundimtar të terrenit. “Shkak për situatën është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës",- tha drejtori I ARRSH Ami Kozeli.

Drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është shprehur se

“Segmenti hekurudhor Elbasan-Pogradec ndodhet në këtë fazë të dytë. E gjithë linja ka që në 2012 që nuk përfshihet nga operimi dhe monitorohet herë pas here nga vrojtuesit e mjeteve që bëjnë raportim mujor në Drejtorinë e Infrastrukturës. Në kilometrin 103-700 në Dragostunjë, pjesë e këtij segmenti, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin, kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër, ku unë do të shtoja masivi, jo rruga apo hekurudha, masivi i asaj zone ka një rrëshqitje që është e aktivizuar me 30 vite përpara. Ky masiv, i ngarkuar nga shirat e 4 muajve të fundit, bëri të mundur nga shumë faktorë të ndryshëm, si shiu, volumetria e të qenit në këtë kilometër, si dhe lumi Shkumbin me rritje të shtratit dhe përplasje me shtratin e hekurudhës, bëri të mundur planin rrëshqitës. Gjithë strukturat tona janë në terren, kanë marrë masat e nevojshme. Ne do marrim hapat tona, të krijimit të asaj rrugës permanente për pjesën e shtratit lumor. Do marrim masa për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave në atë shtrat, duke bërë prita në Shkumbin. Lehtësimi i shpatit të malit është shumë i nevojshëm, për të mos u përfshirë në planin e rrëshqitjes. Në studimet gjeologjike ne do të përftojmë koeficentin e fërkimit, sigmën, planin e rrëshqitjes, gjithë këto elementë që ne do të na duhen për të projektuar rrugën e re provizore, apo rrugën e re të Korridorit VIII”, tha mes të tjerash Verdho.

Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat