Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”

Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale Rama shkruan:
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”.
Rama është në Greqi me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, që zhvillohet nga 21 deri më 23 prill. Forumi është një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar.
Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations.
Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të......
Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163 shtetesh, vendi ynë konsiderohet një zgjedhje e sigurt për udhëtarët e pavarur
Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur. Ky......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, gazoili shkon në 202 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën......
Taksat, 10 milionë euro shtesë nga pagat dhe qiratë - 3 mujori/ Buxheti arkëtoi 218 milionë euro, shifër rekord në 10 vite
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshime të dukshme në......
Nivel rekord emigrimi në BE, 64.2 milionë në 2025 - Gati 8,000 njerëz vdiqën në rrugët e migrimit vitin e kaluar
Numri i emigrantëve që banojnë në Bashkimin Evropian u ngjit në një nivel rekord prej 64.2 milionësh në vitin 2025, rreth 2.1 milionë më shumë se një vit më......
Itali, Meloni bonuse për riatdhesimin e emigrantëve - Jepen 1.2 milion euro për avokatët që kryejnë procedurat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se qeveria e saj ishte e përgatitur të bënte ndryshime në një plan të kontestuar që ofronte shpërblime......
Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës
Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim......
Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji
Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të Reuters. Sipas tyre......


