Korridori VIII, hapet tenderi për linjat e tensionit - Kontrata prek edhe aksin Tiranë - Durrës, fondi limit 166.7 mln lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për hartimin e projektit teknik të spostimit të linjave të tensionit të lartë që preken nga ndërtimi i Korridorit VIII, një ndër ndërhyrjet e domosdoshme për vijimin e punimeve në këtë aks strategjik. Fondi limit është rreth 166.7 mln lekë, ndërsa sipas dokumenteve shoqërues, objekti i kontratës nuk kufizohet vetëm në segmentet Elbasan - Librazhd të Korridorit VIII, por përfshin edhe zgjerimin e aksit Tiranë–Durrës.
Një element me interes është se ARRSH ka zgjeruar objektin e projektimit edhe për raste të tjera që mund të shfaqen gjatë zhvillimit të projekteve infrastrukturore. Termat e Referencës parashikojnë se e njëjta kontratë mund të përdoret edhe për spostimin e linjave të tensionit të lartë në projekte të tjera rrugore apo infrastrukturore ku krijohen ndërhyrje me rrjetin e transmetimit të energjisë.
“Kjo përfshin edhe raste të tjera të ngjashme jashtë këtij korridori, kur gjurma e një projekti rrugor, hekurudhor, energjetik, urban, industrial apo infrastrukture publike ndërpret, kufizon ose krijon interferencë me linjat ekzistuese të transmetimit të energjisë elektrike”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Ndërkaq, projektimi duhet të garantojë vijimësinë e furnizimit me energji elektrike, shmangien e konflikteve me infrastrukturën rrugore dhe respektimin e distancave të sigurisë. Për segmentet e prekura në zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit, dokumenti kërkon gjithashtu marrjen në konsideratë të problematikave gjeologjike, përfshirë rrëshqitjet e tokës në zonën e Dragostunjës.
Nga transporti publik te ujësjellësit, 65 mln euro shtesë për bashkitë - Demo: “Rilinda 2.0”, paketë financimi për pushtetin vendor
Transporti publik, investimet në ujësjellës - kanalizime apo ndërhyrjet në sektorin bujqësor do të jenë në fokus të programit Rilindja 2.0, që do të......
Egjiptianët kryesojnë kërkesat për azil në Shqipëri/ Interesi i përqendruar kryesisht në muajt Gusht, Shtator dhe Tetor
Numri i azilkërkuesve në Shqipëri shënoi rritje gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT, në vend u regjistruan 144 kërkesa për azil, ose 40 më shumë......
Çfarë janë dëftesat tregtare bujqësore? - Guri: Mund të vendoset kolateral produkti i magazinuar ose në proces
Fermerët do të mund të përdorin produktet bujqësore, ende të pakorrura ose të magazinuara, si kolateral për të marrë financim. Projektligji për dëftesat......
Afati i fundit për fermerët/ AZHBR: Sot mbyllen aplikimet në Skemën Kombëtare
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se sot është dita e fundit për aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026,......
Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të mbështetur fermerët dhe investimet në bujqësi
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria vijon të mbështesë fermerët, prodhimin vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale përmes një pakete......
Bizneset ende hasin vështirësi për financim - OECD: Shqipëria përmirëson lehtë rezultatin, por mbetet nën mesataren e rajonit
Aksesi i bizneseve të vogla dhe të mesme në financim në Shqipëri ka shënuar një përmirësim të lehtë, por vendi vijon të mbetet nën mesataren e vendeve të......
Ibrahimaj: Bizneset shqiptare do të mbështeten për t’u përgatitur për tregun unik europian
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian,......
Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të......



