Konsumi i karburanteve vijon rënien - Çmimet e larta, bie importi në Maj. Zhdoganohen 55.4 mijë ton

Për të dytin muaj radhazi ka vijuar rënia e konsumit të karburanteve në vend, për shkak të çmimit të lartë përgjatë kësaj periudhe.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se ashtu sikurse në muajin Prill, edhe në Maj sasia e karburanteve të importuara dhe zhdoganuara në muajin rezulton në rënie në raport me Maj 2025.
Konkretisht gjatë muajit që lamë pas u zhdoganuan 55.4 mijë ton karburante nga 59.8 mijë ton që u importuan në Maj 2025, duke pësuar një rënie prej 4.4 mijë ton.
Por edhe nëse do të bëjmë një krahasim si 5-mujor, vihet re se për Janar-Maj 2026 janë importuar 263.1 mijë ton karburante dhe rreth 16.1 mijë ton më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, muaji Mars dhe në vijim solli një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës dhe benzinës në vend, duke arritur në nivele rreth 224 lekë/litër, duke nxitur vënien në funksion të Bordit të Transparencës me qëllim përcaktimin e çmimeve tavan të shitjes me shumicë dhe pakicë. Megjithatë, duke qenë se ditëve të fundit ka pasur një lloj stabilizimi të çmimeve, qeveria vendosi shfuqizimin e Bordit.
Sa i takon mallrave të tjerë të akcizës, vihet re rritje e importeve gjatë muajit Maj 2026 për cigaret, kafenë dhe birrën.
Konkretisht janë importuar 334 ton cigare, me rritje prej 89 ton në raport me Maj 2025, 1039 ton kafe, që gjithashtu rezulton me rritje prej 10 ton krahasuar me muajin Maj të vitit të kaluar.
Importi i birrës po ashtu është rritur, ku u zhdoganuan 5375 ton në Maj të 2026.
Ndërsa si 5-mujor, importi i cigareve, kafesë dhe birrës rezultojnë me rënie. Pritshmëritë janë që për shkak të nisjes së sezonit turistik veror, konsumi të shtohet në vijim për këto mallra, duke qenë se aktivitet e shërbimeve do të jenë në funksion të plotë të pushuesve vendas dhe turistëve të huaj.
Gati skema për pagesat e bakshisheve me kartë - Topuzi: Sistemi "Tips" aplikohet Europë, mesatarja e shpërblimit është rreth 10%
Sektori i akomodimit dhe hotelerisë në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme......
Artistët nga Arabia Saudite mbizotëruan gjatë 2025-ës/ U realizuan mbi 1 mijë shfaqje dhe 1.5 milionë vizitorë në trashëgimi kulturore
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi statistikat kulturore, viti 2025 ka shënuar një aktivitet të lartë artistik dhe kulturor në vend, me numër të......
Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025
Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të......
Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës
Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është......
Elektrifikimi i trenit Tiranë-Durrës, shpallet fituesi - Verdho: Oferta 22 mln euro, kontrata me kompaninë italiane lidhet në korrik
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet. Konfirmimi vjen......
Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit......
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në......
Rama prezanton vizionin për kampusin e ri në Durrës: Një hapësirë studentore që do të funksionojë 24 orë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit......



