Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 11:18

Kantieret e ndërtimit, në “sitë” nga IKMT - Nis verifikimi, Qëndro: Masa të rrepta për shkelësit e sigurisë teknike

Nga Diamila Leka

Kantieret e ndërtimit, në “sitë” nga IKMT - Nis

Rritja e aksidenteve në punë por me pasojë vdekje, në sektorin e ndërtimit ka vënë në alarm institucionet përgjegjëse. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një proces të gjerë verifikimi për të gjitha kantieret aktive, me fokus sigurinë teknike gjatë zbatimit të punimeve.

Afrim Qëndro Kryeinspektor i IKMT: “Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit, ka filluar një process verifkimi për të gjithë lejet që janë në ndërtim, në qytetin e Tiranës me objekt verifikimin e sigurisë teknike në zhvillimin e punimit, në kantieret e Tiranës. Janë plotë, 150 leje për dy vitet e fundit dhe leje të cilat janë nga vietet e mëparshme që janë duke u zhvilluar në Tiranë dhe IKMT së bashku me Inspektoriatin e Bashkisë, dhe AZHT, në bahskëpuinim me policinë Bashkiake në Tiranë, kanë bërë një plan pune me verifikimin e të gjitha kantiereve në kuadër të sigurisë teknike. Do të kontrollohen të gjithë në bazë të ligjit, do të verifikohen dhe do t’u lihen detyra për një javë deri në 10 ditë në varësi të madhësisë së kantierit, për t’i plotësuar të gjitha defektet që kanë dhe në kontrollin e dytë që do të bëhet, ata që nuk e kanë pl;otësuar të gjitha kërksat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht, sipas gjithë detyrimeve që përcakton ligji.”

Subjekteve që do të rezultojnë me mangësi do t’u lihet një afat nga një javë deri në 10 ditë për korrigjimin e problematikave, në varësi të madhësisë së kantierit. Pas rikontrollit, ata që nuk do të përmbushin detyrimet ligjore do të përballen me masa ndëshkuese.

“Inpektoriati kombëtar do të ketë një qasje kontrolluese, bashkëpunuese dhe në bashkëpunim të plotë me projektuesin që i janë rritur detyrat, me ligjin e ri, dhe me gjithë ekipet e supervizionit të ndërtimeve, të të gjitha llojeve. Kemi dy lloje ndërtimesh. Kemi ndërtime të banesave sociale nga bizneset private, por kemi të gjitha objektet social kulturore që janë të buxhetuara nga buxheti i shtetit.”

Sipas kreut të IKMT, është bërë një plan pune me të gjithë objektet me të cilat do vazhdoj puna deri në mbylljen e këtij procesi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat