Mbi 712 mijë pasagjerë në janar - Cilat janë destinacionet më të kërkuara në Aeroportin e Tiranës?

Muaji i parë i vitit 2026 u mbyll me tregues pozitivë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku janë regjistruar 712.030 pasagjerë dhe 4.238 fluturime të operuara. Sipas TIA-s, këto të dhëna konfirmojnë një fillim të qëndrueshëm të vitit në aspektin e trafikut ajror dhe lidhjeve ndërkombëtare.
Gjatë këtij muaji, TIA lidhi Shqipërinë me 71 destinacione në 21 shtete, të operuara nga 17 linja ajrore. Rrjeti i konsoliduar dhe i diversifikuar i destinacioneve ka mundësuar ruajtjen e një fluksi të qëndrueshëm udhëtarësh, pavarësisht periudhës jashtë sezonit turistik.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga TIA, destinacionet më të kërkuara për janarin 2026 ishin Milano, Londra, Roma, Pisa dhe Venecia.
Janari shënon një nisje pozitive për vitin 2026. Nga ana tjetër, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përpunoi gjithsej 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025. Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të kërkesës për udhëtime ajrore dhe zhvillimin e sektorit të turizmit.
Gjatë vitit 2025, u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere. Me një rrjet prej 83 destinacionesh, 27 linjash ajrore dhe lidhje me 25 shtete, TIA po ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët shqiptarë duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Europën. TIA mbetet porta kryesore e udhëtimeve për shqiptarët dhe vizitorët që zgjedhin të fluturojnë nga Tirana.
Britanikët do të paguajnë më pak për energjinë - Rregullatori ul çmimin maksimal me 7% nga muaji prill
Shumica e familjeve britanike do të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë nga prilli, tha rregullatori i energjisë Ofgem, pasi uli çmimin maksimal me 7%......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera negative duke shënuar zbritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.2 lekë dhe është......
“Bashkëpunim më i ngushtë ekonomik me Kinën” - Kancelari gjerman, Friedrich Merz, për vizitë në Pekin
Kina dhe Gjermania dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin, thanë kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri kinez Li Qiang në Pekin, ndërsa Merz filloi......
“Po përjetojmë një rilindje të paparë” - Trump u drejtohet amerikanëve: Tani nuk do të kthehemi pas
"Vendi është rikthyer. Brenda një viti, kemi arritur një transformim të pashoq që kemi parë ndonjëherë. Një rilindje historike dhe tani nuk do të kthehemi më......
Programi IA për çmimin e mineraleve të bllokut tregtar - Projekti i administratës Trump për të rregulluar tregun
Administrata Trump planifikon të përdorë një program të inteligjencës artificiale të krijuar nga Pentagoni për të ndihmuar në përcaktimin e çmimeve referuese......
BEI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë!
Banka Evropiane e Investimeve (BEI Globale) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë përmes së......
Revoltë në Serbi, fermerët kundër importeve, duan mbrojtje shtetërore nga produktet e huaja
Protesta mbi mbrojtjen e prodhimeve vendase në Serbi ka bashkuar mijëra fermerë, të cilët kërkojnë rritjen e subvencioneve dhe mbrojtjen shtetërore nga......
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i Doganave: Transporti i mallrave nga Bllata dhe Kakavija
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se, pas bllokimit të lëvizjes në aksin Librazhd–Elbasan dhe anasjelltas, Drejtoria e......


