“Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis zbatimi i tavaneve në vlerën e huasë që marrim nga bankat
Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit nga bankat. Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i vendimit për vendosjen e tavaneve në vlerën e kredisë që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.
Në fillim të muajit maj, Banka e Shqipërisë mori një vendim ku parashikohej kufizimi i kredive që japin bankat ndaj qytetarëve për të blerë një shtëpi të parë ose të dytë.
Konkretisht, për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të japin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Për shembull, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me çmim 10 milionë lekë të reja, banka mund të financojë maksimumi 8.5 milionë lekë, ndërsa 1.5 milionë lekë do t'i mbulojë individëy me të ardhurat e veta.
Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të japin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Për shembull, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me vlerë 10 milionë lekë të reja, banka mund të financojë maksimumi 8 milionë lekë, ndërsa 2 milionë lekë duhet të sigurohen nga vetë individi.
Nga ana tjetër, për kredinë që merret në monedh ë të huaj, tavanet do të jenë më ulëta se ajo në lekë. Banka do të mbulojë me kredi 75% të vlerës së shtëpisë së parë dhe 70% të vlerës për shtëpinë e dytë. Kredia është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.
Pra, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me vlerë 100 mijë euro, banka do t'i japë maksimumi 75 mijë euro kredi dhe nëse është shtëpi e dytë, 70 mijë euro.
Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
Ndërsa për shtëpinë e dytë, kësti i kredisë duhet të jetë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave.

BE dhe Ukraina, marrëveshje për tregtinë ushqimore - Palët bien dakord për kufizime produktesh dhe standarde të përbashkëta
Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje fillestare për tregtinë bujqësore. Pakti parashikon rivendosjen e kuotave dhe tarifave për disa......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas......

Duhen inxhinierë, financierë e zyrtarë, 6000 vende të lira pune - Kërkesë në rritje për profesionistët dhe për punonjës pa kualifikim
Je në kërkim të një pune? Mbi 6000 vende të lira pune në gjithë vendin të shpallura në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ka bërë të ditur......

Rritet fluksi, TIA: Në qershor patëm 1 milion pasagjerë - Milano, Londra, Roma janë tre destinacionet më të preferuara
Fluksi i lartë turistik në vend ka patur një ndikim shumë të madh edhe në transportin ajtor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se vijon të shënojë......

Zjarret në Turqi, mbi 50,000 persona evakuohen - Ndryshimet klimatike shkaktojnë valë nxehtësie në gjithë Evropën
Mbi 50,000 persona janë evakuuar në Turqi për shkak të shpërthimit të zjarreve masive. Sipas shkencëtarëve, valët e nxehtësisë po përhapen gjithmonë e më......

DOGE, Trump sulmon Musk - Kërkon shqyrtimin e subvencioneve për kompanitë e miliarderit
Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi rishikimin e subvencioneve për kompanitë e Elon Musk. Konfliktet mes të dyve janë rritur kohët e fundit, kryesisht......

Senati Amerikan avancon projektligjin për uljen e taksave - Vendimi do të shtojë borxhin e SHBA-së me 3.3 trilionë dollarë
Republikanët e Senatit Amerikan kanë shtyrë përpara projektligjin e Trump për uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve. Ky vendim pritet të shtojë borxhin e......

Si po i “ushqen” Shqipëria turistët? - Studimi/ Rritet deri në 50 % konsumi, presion mbi prodhimin dhe çmimet
Turizmi po bëhet një nga faktorët më transformues të tregut ushqimor në Shqipëri. Me mbi 11.7 milionë hyrje të huaja në vitin 2024 sipas shifrave të INSTAT,......