Shqipëria Postuar më 22 Prill 2026, 15:58

Inovacioni dhe financat në fokus/ Zhvillohet “Investing for Impact Forum 2026” në Shqipëri

Nga Scan TV

Inovacioni dhe financat në fokus/ Zhvillohet “Investing for Impact

 

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkpunim me INNVEST dhe Visa, organizuan  forumin “Investing for Impact Forum 2026”, i cili mblodhi përfaqësues të lartë nga institucionet qeveritare, organizatat financiare ndërkombëtare, partnerët e zhvillimit dhe sektori privat,

Forumi shërbeu si një platformë strategjike për të avancuar një vizion të përbashkët për rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar nga ndikimi në Shqipëri, duke theksuar se si kapitali global, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërsektorial mund të përkthehen në ndikim të matshëm lokal.

Ky forum trajtoi axhendën Cashless Albania 2026-2028, duke theksuar inovacionin fintech, reformën rregullatore dhe ekosistemet financiare të drejtuara nga të dhënat.

Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomis dhe Inovacionit,  duke theksuar angazhimin e qeveris n kt fush, tha se Shqipëria ndodhet në një moment përcaktues në transformimin e saj ekonomik. “Përmes reformave të vazhdueshme strukturore, përshpejtimit të dixhitalizimit dhe forcimit të partneriteteve publik-privat, ne po formësojmë një ekosistem ku inovacioni mund të lulëzojë, bizneset mund të rriten dhe qytetarët mund të marrin pjesë plotësisht në një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe konkurruese. Ambicia jonë nuk është vetëm të ecim në hap me zhvillimet globale, por të krijojmë një mjedis dinamik ku sipërmarrja dhe inovacioni bëhen shtytës kryesorë të rritjes së qëndrueshme." tha Musabelliu.

Ai theksoi një axhendë të gjerë reformash të fokusuar në:

·         Përmirësimin e klimës së biznesit, duke reduktuar barrierat administrative, rritur transparencën dhe përafruar kuadrin rregullator me standardet evropiane

·         Përshpejtimin e transformimit dixhital, duke zgjeruar shërbimet publike dixhitale, nxitur ndërveprueshmërinë dhe mbështetur adoptimin e teknologjive dixhitale në industri

·         Fuqizimin e SME-ve, përmes rritjes së aksesit në financë, iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe politikave që mbështesin inovacionin, konkurrueshmërinë dhe ndërkombëtarizimin

Ledia Bregu, Drejtoreshë e Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit në Bankën e Shqipërisë, e vuri theksin se avancimi i pagesave dixhitale dhe forcimi i edukimit financiar janë kyçe për integrimin e më shumë qytetarëve dhe bizneseve në ekonominë formale.

Ndersa Fabiola Duro, themeluese e INNVEST, theksoi rëndësinë e përafrimit të investimeve me prioritetet afatgjata të zhvillimit.

 "Investimi me ndikim nuk është më opsional është thelbësor. Përmes INNVEST, ne kemi punuar për të  ngushtuar  hendekun midis inovacionit, sipërmarrjes dhe kapitalit, duke lidhur startup-et, SME-të, investitorët dhe institucionet për të krijuar mundësi reale për rritje në të gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Duro. Sipas saj, hapi i radhës është i qartë: të thellohet partneriteti, të çlirohet më shumë kapital dhe të sigurohet që çdo ide premtuese të ketë një rrugë drejt ndikimit n ekonomi.

Najada Kumbuli, Presidente e “Visa Foundation”, theksoi se vendi yne  ka potencialin të bëhet një shembull udhëheqës se si pagesat dixhitale, kapacitetet financiare dhe inovacioni praktik mund të nxisin rritje reale ekonomike, jo në teori, por në jetën e përditshme të bizneseve të vogla dhe sipërmarrësve. Themeli tashmë është vendosur. Hapi tjetër është zgjerimi i aksesit, forcimi i aftësive dhe sigurimi që infrastruktura dixhitale të përkthehet në pjesëmarrje reale ekonomike.

Forumi përforcoi një ambicie të qartë: të nxisë partneritete që e transformojnë investimin në mirëqenie të përbashkët, qëndrueshmëri dhe konkurrueshmëri afatgjatë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat