Transparenca e tregut financiar, Banka e Shqipërisë prezanton draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të Taksonomisë së Gjelbër të Shqipërisë. Ky aktivitet organizohet në funksion të programit të asistencës teknike të BEI-së për gjelbërimin e sistemeve financiare dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kuadri të qëndrueshëm për orientimin e investimeve në ekonominë shqiptare.
Taksonomia e Gjelbër synon të rrisë transparencën në tregun financiar, të orientojë kapitalin drejt aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe të kontribuojë në forcimin e stabilitetit financiar në një perspektivë afatgjatë.
Workshop-i mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare, sektorit financiar, komunitetit të biznesit dhe organizatave mjedisore, me qëllim prezantimin e draftit të parë të Taksonomisë së Gjelbër.
Aktiviteti u çel nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, e cila theksoi rëndësinë e hartimit të Taksonomisë së Gjelbër si një instrument kyç për orientimin e investimeve drejt aktiviteteve të qëndrueshme dhe për harmonizimin e standardeve të zhvillimit të ekonomisë shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian.
Ajo nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional, me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve, në hartimin e draftit të parë, si dhe rolin e këtij procesi në formësimin e arkitekturës së informacionit të klimës, forcimin e stabilitetit financiar dhe përputhjen me objektivat kombëtarë për klimën dhe mjedisin. Zëvendësguvernatorja u shpreh se ky workshop synon të shërbejë si një platformë konsultimi për draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër, mbledhjen e komenteve teknike nga të gjitha palët e interesuara, në funksion të përmirësimit dhe zbatueshmërisë së saj në praktikë.
Së fundmi, Zëvendësguvernatorja theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të mbështetur financimet e gjelbra në ekonominë e vendit në frymën e Marrëveshjes së Parisit dhe në përputhje me objektivin e stabilitetit financiar. Finalizimi me sukses i këtij projekti përmbush një nga kërkesat e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Aktiviteti u zhvillua në dy sesione në formën e një tryeze të rrumbullakët:
sesioni i parë me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë dhe grupeve teknike ndërinstitucionale nga Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Grupi i Punës i Bankës së Shqipërisë dhe AMF‑ja, si pjesë e të njëjtit grup ndër‑institucional për Taksonominë e Gjelbër; dhe sesioni i dytë me përfaqësues të sektorit bankar, profesionistëve, korporatave të mëdha, organizatave mjedisore dhe dhomave të tregtisë, me qëllim marrjen e komenteve konsultative për finalizimin e dokumentit.
Gjatë sesioneve të zhvilluara, u prezantuan konceptet kryesore të taksonomisë, kriteret teknike të klasifikimit të aktiviteteve ekonomike, si dhe nevojat për përshtatjen e tyre në kontekstin shqiptar dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Në përfundim të këtij procesi konsultimi, synohet finalizimi i dokumentit dhe formalizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, si bazë për zbatimin e mëtejshëm të taksonomisë në Shqipëri.
250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të......
Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë
Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon......
Mbyllet paketa e akreditimit të programit IPARD III/ Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve
Ministria e Financave përmbylli me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të......
Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut
Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e......
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......
Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”
Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet......
Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të......


