250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit

Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, masa e kompensimit do jetë 50 lekë/litër, për një periudhë tremujore, që përfshin muajt mars, prill dhe maj 2026.
Efekti financiar total i kësaj skeme arrin në rreth 250 mln lekë, një barrë që do të ndahet mes buxhetit të shtetit dhe atij të Bashkisë së Tiranës, teksa për këtë të fundit do të jetë Këshilli Bashkiak që do të duhet të japë pëqimin, sipas kërkesës së ministrisë.
Nga të dhënat e përfshira në relacion, transporti urban i pasagjerëve në Tiranë parashikohet të përfitojë mbi 156 mln lekë subvencion për 3 muajt e përfshirë në skemë, çka do të thotë se buxheti i bashkisë do të mbajë barrën më të madhe financiare. Pjesa tjeter do shpërndahet për transportin ndërqytetas dhe rrethqytetas, kosto që do të mbuhohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Sipas relacionit shoqërues, në Shqipëri, transporti rrugor përbën rreth 98 % të volumit të përgjithshëm të transporteve shqiptare dhe si i tillë është transporti që ndikon më shumë në jetën ekonomike dhe sociale. Transporti në linjë të rregullt udhëtarësh ndërqytetës me autobus kryhet nëpërmjet rrjetit të linjave prej 439 linja që operohen prej 242 subjektesh të licencuar dhe 2179 autobusë të certifikuar, si edhe në linja rrethqytetase apo linja urbane, veçanërisht në kryeqytet.
Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë
Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon......
Mbyllet paketa e akreditimit të programit IPARD III/ Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve
Ministria e Financave përmbylli me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të......
Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut
Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e......
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......
Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”
Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet......
Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të......
Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163 shtetesh, vendi ynë konsiderohet një zgjedhje e sigurt për udhëtarët e pavarur
Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur. Ky......


