Forcimi i sigurisë energjetike në Tiranë - Karakaçi: Nënstacioni “Tirana 3” drejt përfundimit, investime edhe në zona të tjera

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një investim që synon forcimin e sigurisë energjetike në kryeqytet. Gjatë inspektimit, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë Gjermane, ambasadës gjermane dhe bankës KfË, ministri theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për furnizimin me energji në Tiranë.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfË i cili në fakt në vazhdën e investimeve dhe bashkëpunimeve shumë të mira me Operatorin e Sistemit të Transmetimit edhe përsa i përket linjave të tjera të intekonjeksionit, siç është ajo e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut e cila nga pjesa e palës shqiptare është rreth 86% të punimeve të kryera”, - tha Karakaçi.
Nënstacioni i ri po ndërtohet në një zonë ku më parë nuk ka pasur infrastrukturë të tillë dhe do të lidhet përmes tre linjave 110 kV me nënstacionet ekzistuese të Traktorëve, Selitës dhe Farkës. Ndërkohë që, duke folur për zhvillimin e shpejtë urban të Tiranës, Karakaçi theksoi se investimet në rrjetin energjetik janë të domosdoshme për të përballuar rritjen e kërkesës.
“Mjafton të prek këtu disa investime shumë të rëndësishme që ne jemi duke bërë në Tiranë, siç është nënstacioni i Qendrës, që do të jetë një nënstacion i ri nëntokësor, në qendër të qytetit. Nënstacioni i Zogut të Zi. Kemi një nënstacion të ri në Kinostudio dhe po ashtu investimi që po bën Operatori i Sistemit të Transmetimit, përsa i përket linjës Tirana 1, Zogut të Zi dhe të gjitha investimeve të tjera në Transmetim dhe në Shpërndarje”, - tha ministri.
Sipas ministrit, onvestimet në sektorin energjetik po shtrihen edhe në zona turistike dhe rajone të tjera të vendit, nga bregdeti Adriatik dhe Jon deri në Alpet shqiptare, me synim garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Transparenca e tregut financiar, Banka e Shqipërisë prezanton draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të......
250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të......
Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë
Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon......
Mbyllet paketa e akreditimit të programit IPARD III/ Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve
Ministria e Financave përmbylli me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të......
Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut
Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e......
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......
Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”
Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet......


