Shqipëria Postuar më 30 Prill 2026, 10:18

Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga zvicerane rikuperon pikë!

Nga Edel Strazimiri

Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga zvicerane rikuperon

Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje duke u forcuar edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte teksa është blerë sot me 95.2 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Franga zvicerane ndërkaq pas rënies që pati ditën e djeshme ka rikuperuar pikë këtë të enjte duke u forcuar teksa është blerë sot me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nga ana tjetër pas rritje që pati një ditë më parë nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme këtë mëngjes duke u blerë sot me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat