“Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve” - FSHZH, hap tenderin 458 milionë lekë për investimin në Divjakë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një procedurë të hapur tenderimi për ndërtimin e një projekti të ri zhvillimor në zonën e Divjakës, që mban emrin “Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve”. Projekti synon të krijojë një model të integruar zhvillimi rural që ndërthur edukimin, bujqësinë dhe turizmin, duke shërbyer si shembull për nisma të ngjashme në rajone të tjera të vendit.
Raporti paraqet projektimin e objektit “Hotel + Agroturizm” i cili përfshin 2 kate mbi tokë, ne kuader te projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit në Divjakë”.
Sipas dokumentit të publikuar procedura e tenderimit përfshin hartimin e projektit teknik, marrjen e lejeve përkatëse, realizimin e punimeve ndërtimore si dhe dorëzimin e objektit të përfunduar me çelësa në dorë.
Vlera e fondit limit të përcaktuar për këtë kontratë është 458,267 milionë lekë pa TVSH, me financim nga programi buxhetor GOA për periudhën 2025–2028. Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar të jetë 24 muaj, duke nisur menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
Qëllimi i investimit është krijimi i një infrastrukture të integruar në zonat me potencial zhvillimi ekonomik dhe turistik, me synimin që projekti të shërbejë si qendër demonstrimi për agroturizëm, edukim dhe inovacion në bujqësi.
Kjo nismë përputhet me strategjinë e FSHZH-së për të forcuar lidhjen mes zhvillimit rural dhe sektorit të turizmit, duke nxitur përdorimin e praktikave të qëndrueshme dhe duke krijuar vende të reja pune në komunitetet lokale.

Në fokus, pensionet, infrastruktura dhe ushtria - Nis puna për hartimin e buxhetit 2026, cilët janë sektorët që do financohen më shumë
Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vitit që përcakton mënyrën se......

Fondacion që fuqizon artizanët - “CulturAlb” do të promovojë edhe identitetin kulturor shqiptar
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e krijimit të fondacionit “CulturAlb”. Burime zyrtare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe......

Sanksionet amerikane “godasin” Serbinë - Mbaron afati i marrëveshjes për kompaninë e naftës NIS, në pronësi ruse
Kompania serbe e naftës NIS (Naftna Industrija Srbije), e cila është në pronësi të pjesshme të Rusisë, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë një tjetër......

Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili i hap rrugë......

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......

Qeveria, 1.2 mld lekë për kompensimin e pronarëve - 435 qytetarë fitojnë të drejtën e blerjes së truallit
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e......

Parlamenti gjerman rrëzon ligjin për nënshtetësi të shpejtë - Propozimi u përkrah nga qeveria dhe partia më e madhe opozitare
Bundestagu votoi për të hequr një ligj që lejonte përfitimin e nënshtetësisë gjermane përmes një procedure të përshpejtuar, një masë e miratuar nga qeveria e......