Shqipëria Postuar më 29 Prill 2025, 10:41

Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507 konsumatorë, vlera arrin në 111 mln lekë

Nga Ola Mitre

Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507

507 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë vitit 2024, me një vlerë totale prej rreth 111 mln lekë. Faturimet përfshijnë dëme të shkaktuara nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike e më konkretisht manipulime të matësve, lidhje të paautorizuara në rrjet ose ndërhyrje në pajisjet matëse, me qëllim shmangien e rregjistrimit të konsumit real të energjisë.

Në raport me një vit më parë numri i konsumatorëve të faturuar për dëm ekonomik ka pësuar rënie, pasi gjatë vitit 2023 ishin 680 konsumatorë të kapur në shkelje me një vlerë faturimi prej rreth 196.5 mln lekë.

Ndërkaq, për vitin 2024 numri më i lartë i faturimeve për dëm ekonomik apo thënë ndryshe për vjedhje energjie është regjistruar në Rajonin e Shkodrës, me 143 konsumatorë. Më pas vjen Kukësi, me 86 faturime dhe Burreli me 64 faturime. Numri më i ulët është shënuar në Korçë dhe Berat me respektivisht 3 dhe 6 faturime për dëm ekonomik.

Penalizimi me ‘gjobë kilovatësh” për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike aplikohet që nga viti 2020, duke konvertuar në lekë sasinë e energjisë së konsumuar në formë të paligjshme. Ndërkaq, sipas rregullores në fuqi çdo përdorues i rrjetit ka mundësi për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur. Gjatë vitit 2024, ERE ka trajtuar 21 ankesa të tilla, të cilat përbëjnë rreth 14,68 % të totalit të ankesave të trajtuara nga ky dikaster.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat