Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2025, 13:55

Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë? - Hasalla: Riciklim, teknologji dhe bujqësi online, e ardhmja e sipërmarrjeve

Nga Diamila Leka

Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë? -

Bizneset familjare si furra buke apo markete, por edhe farmaci e parukeri, këto janë format e bizneseve që kryesisht gjendjen në Tiranë, por edhe në qytetet e Shqipërisë. Por cilat janë llojet e bizneseve që mungon në Shqipëri?

Gertjana Hasalla – Eksperte punësimi:

“Nuk do të thosha që i mungonte 100% por ka nevojë të zhvillohet për më tepër. Ka një ndryshim shumë të madh që ka ndodhur në tregun e punës në Shqipëri, sidomos në atë që quhet tregu digjital. Ka gjithmonë e më tepër shërbime që ofrohen online, blerje që bëhen online dhe shitje që bëhen online. Çka do të thotë që në Shqipëri ka nevojë të zhvillohet shumë herë më tepër tregu i tillë digjital, dhe shërbimet që bëhen online. Pagesat me karta janë shtuar  nga shqiptarët në përgjithësi dhe ka një përqindje të shtuar ndër vite pork jo sdo të thotë që është në vendin e duhur në krahasim me vendet e tjera europiane. Dhe e vërteta është që Shqipëria synon të shkojë drejt BE dhe do vij dita që të gjitha pagesat tona do bëhen online nëpërmjet kartave tona, ose llogarive bankare në krahasim me pagesat cash. Kështu edhe vetë tregu i bizneseve do duhet të përafrohet në këtë lloj pagesash online ose blerjesh të cilat bëhen online tashmë. Duhet të ketë një treg më të zhvilluar digjital. Duhet të mendojmë për ekonominë bujqësore, vërtetë ka patur rënie ekonomia bujqësore në Shqipëri dhe zakonisht ekonomi familjare por ekonomia bujqësore do vij në rritje nëse ne atë e përafrojmë gjithashtu në tregun digjital. Nëse realisht do të ketë një lidhje të ekonomisë bujqësore me kompaninë ose kooperativat, bashkime njerëzish të cilët përdorin teknologjinë digjitale për t shitur produktet e tyre. Gjithashtu turizmi është një nga sektorët e ekonomisë më në rritje, në Shqipëri, dhe ka nevojë për një hapje më të madhe të tregut digjital. Duhet të jetë më e lehtë për qytetarët të presin paketat turistike, kjo le të bëhet nëpërmjet ëebsiteve, të bëhet gjithnjë edhe më e lehtë aksesi sidomos i kompanive të mëdhas sic janë booking etj. Është e rëndësishme sepse e ardhmja është teknologjia.”

Por nga ana tjetër, cili duhet të jetë biznesi i së ardhmes në Shqipëri?

“Patjetër që të jetë një biznes që është i lidhur edhe me njerëzit edhe me teknologjinë, pra nuk mund të mendojmë që çdo gjë të bëhet ofline tashmë kur e dim që teknologjia dhe ekonomia e gjelbër, ndryshimi i vendeve tona të punës duhet të jetë i lidhur edhe me ndryshimin ekologjik që ndodh në botë. Tashmë vendet europiane e kanë shumë herë më të zhvilluar se ne ekonominë e gjelbër. Prap unët të cilat janë të lidhura edhe me ruajtjen e mjedisit, me ekologjinë ose riciklimin. Do shikojmë që në të ardhmen do ketë një rritje edhe të kompanive që merren me riciklim në Shqipëri. Kompani të cilat do hapen, do merren me riciklimin duke përfshirë kështu edhe riciklimin që bëhet nëpër shtëpia, edhe në publik edhe në kompanitë e tjera.”

Sipas Hasallës, në të ardhmen do të kemi gjithmonë e më tepër kompani që do kenë në fokus riciklimin, panelet diellore e gjithçka që është e lidhur me ekonominë e gjelbër.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat