Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 19:16

Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat

Nga SCAN TV

Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126

Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126 megavat. Më konkretisht bëhet fjalë për lejën e dhënë  për shoqërinë “DEVOLLI SUNPOËER”, që do të ndërtojë central fotovoltaik me kapacitet të instaluar 15 megavat në Bashkinë Devoll. Leja e dytë është për shoqërinë “ONE SOLAR”, e cila po ashtu do të ndërtojë një central fotovoltaik me fuqi 11.5 megavat në fshatrat Drizë, Gjergjovinë dhe Cingar i Poshtëm të Bashkisë Gramsh. Agregatin më të madh për të ndërtuar e ka marrë bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Blessed Investment”, sh.p.k., dhe “Matrix Konstruksion”, sh.p.k.” të cilat do të ngrenë njësinë me kapacitet 100 megavat  në zonën Sheq-Marinas, Bashkia Fier.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat