Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 13:48

IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për projektin e parkut natyror

Nga Edel Strazimiri

IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një ndërhyrje në kuadër të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës” dhe zonës së mbrojtur përreth tij.

Gjatë operacionit, u prishën disa objekte me funksion shërbimi, të cilat sipas autoriteteve përbënin pengesë për realizimin e projektit.

IKMT bën me dije se ndërhyrjet janë kryer për t’i hapur rrugë zhvillimit të një nisme me rëndësi publike dhe mjedisore, që synon mbrojtjen dhe përmirësimin e zonës natyrore të Liqenit të Ulëzës.

Sipas njoftimit zyrtar, pronarët e objekteve të prekura janë trajtuar përmes procedurave të shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Projekti synon ruajtjen dhe valorizimin e kësaj zone natyrore, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimin e potencialit të saj turistik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat