Ndryshon Kodi Rrugor: Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve.
Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin tek drejtuesit e rinj, të cilët për dy vite pas marrjes së patentës nuk do të lejohen të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit.
Po ashtu, për këtë kategori parashikohen kufizime shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Në rast respektimi të rregullave për dy vite pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërkohë, dy shkelje brenda një viti sjellin zgjatje të periudhës së provës edhe për një vit tjetër.
Një tjetër rregull i ri ndalon drejtimin e mjetit gjatë orëve 24:00–06:00 për shoferët e rinj, nëse nuk shoqërohen nga një drejtues me të paktën 3 vite eksperiencë. Mosrespektimi i këtyre kufizimeve ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu masa të rënda për shkelësit e përsëritur, duke përfshirë edhe heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit në rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit mbi 0.5 g/l në mënyrë të përsëritur.
Një tjetër risi është ndalimi i përdorimit të telefonit në dorë jo vetëm për automjetet, por edhe për biçikletat, motorët elektrikë dhe monopatinat.
Gjoba më të larta parashikohen për garat e shpejtësisë dhe sjelljet agresive në rrugë, ndërsa ashpërsohen edhe masat për drejtimin pa leje dhe për të miturit.
Paketa e re ligjore synon përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke vendosur rregulla më të forta për shkeljet me rrezik të lartë për jetën e qytetarëve.
IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për projektin e parkut natyror
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një ndërhyrje në kuadër të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës”......
Përfundon procesi automatik i fshirjes së gjobave tatimore - Përfitojnë mbi 105 mijë biznese
Administrata Tatimore ka përmbyllur procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara, në zbatim të ligjit për fshirjen dhe......
Pagesat në euro me AIPS humbasin ritmin - BSH: Numri i transfertave ra me 1.5% në maj, por sistemi vijon zgjerimin e përdorimit
Më pak pagesa në euro u realizuan me sistemin AIPS EURO gjatë muajit maj. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie me 1.5% të numrit......
Fluks i lartë në Kapshticë/ Mbi 21 mijë qytetarë dhe 8400 automjete kaluan në pesë ditë
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh, në kuadër të lëvizjeve sezonale të verës. Sipas të......
“Shqipëria, më ekonomike për investime”/ Indeksi i Eurostat tregon diferenca të mëdha mes ekonomive europiane
Të investosh në Europë nuk ka të njëjtin kosto në çdo vend. Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë diferenca të ndjeshme në nivelet e çmimeve për......
Rrugë e re Roskovec-Lushnje/ ARRSH hap tenderin për projektimin, aks i ri rreth 22 km
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë qytetet e Roskovecit dhe Lushnjes. Procedura......
Mbi 105 mijë tatimpagues “çlirohen” nga gjobat - Binaj: Procesi po vijon normalisht. Më 1 Korrik nis dhe kompensimi për fermerët
Mbi 105 mijë tatimpagues kanë përfituar deri më tani nga ligji i faljes, pasi administrata tatimore ka fshirë automatikisht gjobat e akumuluara në......
Si mund të konkurrojë biznesi vendas në BE? - Bajraktari: Autenticiteti, arma e Shqipërisë në tregun europian
Hapja e tregut europian do t’u krijojë bizneseve shqiptare mundësi të reja për eksport dhe zgjerim, por njëkohësisht do t’i përballë ato me kompani që kanë......



