Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2026, 10:27

Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat personale

Nga Dorian Koça

Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe

Gjatë periudhës 5-mujore të këtij viti buxheti I shtetit ka arkëtuar rreth 340.5 miliardë lekë, me realizim 105.3 % të planit të periudhës. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publikearritën në rreth 286.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.8%.

Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 34.3 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 35.8 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 17.6% më shumë se pesëmujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 5.3 miliardë lekë ose 117.2% të planit për pesëmujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2026 janë në shumën 6 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 26.6 miliardë lekë ose në masën 86% e planit për pesëmujorin 2026. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në shumën 40.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 18.1% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, si dhe 5.5 miliardë lekë ose 15.8% më shumë se plani për pesëmujorin 2026.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 82.9 miliardë lekë nga 80.7 miliardë lekë që ishin planifikuar. Pra, 9.4 miliardë lekë ose 12.8% më shumë se pesëmujori 2025 dhe me një realizim prej 102.7% të planit për pesëmujorin 2026.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Maj 2026, janë 64.2 miliardë lekë dhe nga akciza në 26.3 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës. Shpenzimet korente rezultuan në rreth 260.9 miliardë lekë, ndërsa ato kapitale, në 25.9 miliardë lekë.

Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat