Bonot e thesarit, sa interes ka për të investuar? - Yield-i mesatar i ponderuar zbret në 2.4%, minimum historik

Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.4%, ndërsa në ankandin e zhvilluar pak javë më parë, yield-i ishte pak më i lartë, 2.47%.
Për sa i përket kërkesës së investitorëve, të dhënat tregojnë se ka qenë e lartë. E thënë ndryshe, kërkesa e tyre për pjesëmarrje ka qenë më e madhe se shuma e shpallur për financim.
Konkretisht, shuma e shpallur për financim ishte 8 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 12.8 miliardë lekë. Kjo mbikërkesë ka ulur yield-in, sepse investitorët janë të gatshëm të pranojnë kthime më të ulëta për të siguruar pjesëmarrjen në instrumente të sigurta.
Mbajtja e normës bazë të interesit në 2.50%, jep ndikimin e tij në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore, duke qenë më i ulëti që nga viti 2022. Kështu, norma mesatare e interesit për bonot 12-mujore ka rënë shumë poshtë normës bazë të interesit.
Niveli i ulët i interesit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Yield-i përfaqëson kthimin vjetor që realizon investitori nga mbajtja e një instrumenti financiar deri në maturim. Në rastin e bonove të thesarit 12-mujore, ky kthim realizohet nga diferenca midis çmimit të blerjes dhe vlerës nominale në maturim.
Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri/ Nigerianët, marokenët dhe filipinasit udhëheqin fluksin
Statistikat e INSTAT për hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri publikohen në mënyrë periodike sipas vendeve të origjinës, por jo të gjitha shtetet paraqiten......
Ndryshon skema e subvencioneve në bujqësi - Zv.ministri Guri: Kemi nisur konsultimin, do u përgjigjemi kërkesave
Skema e mbështetjes në bujqësi 2026 do të pësojë ndryshime. Buxheti i akorduar gjatë këtij viti është 5.2 miliardë lekë, ndjeshëm më i lartë se fondet......
Bankat po digjitalizohen, por shqiptarët rendin pas cash-it/ Vrojtimi i BSH: Tërheqja e të rinjve dhe përmirësimi i shërbimeve rrit investimet në FinTech
Shumica e bankave në Shqipëri kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt transformimit të tyre digjital. Nga gjetjet e Vrojtimit të Digjitalizimit të kryer në......
Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Franga fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.1 lekë dhe duke u shitur me 81.5......
Monedha evropiane prek “majat” - Pse rritja e euros në 1.20 dollarë është çështje e rëndësishme?
Euro sapo ka arritur një moment të ri historik kundrejt dollarit amerikan. Monedha e përbashkët europiane ka arritur në nivelet e saj më të larta që nga viti......
Makinat në BE, më rekord të ri - Shitjet e mjeteve elektrike për herë të parë kalojnë ato më djegie të brendshme
Shitjet e makinave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian tejkaluan ato të automjeteve me djegie të brendshme për herë të parë në dhjetor, edhe pse......
Dy marrëveshje të reja energjetike me Evropën - Azerbajxhani po zgjeron rolin e tij si furnizues kryesor
Azerbajxhani po zgjeron rolin e tij si furnizues kryesor i energjisë për Evropën, duke njoftuar dy marrëveshje të reja furnizimi me energji që konfirmojnë......
Gati investimet në minerale kritike dhe më gjerë - BE dhe Vietnami pritet të miratojnë marrëveshjen
Bashkimi Evropian dhe Vietnami duan të rrisin tregtinë dhe investimet në minerale kritike, gjysmëpërçues dhe infrastrukturë, sipas një draft-deklarate të......


