Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri/ Nigerianët, marokenët dhe filipinasit udhëheqin fluksin

Statistikat e INSTAT për hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri publikohen në mënyrë periodike sipas vendeve të origjinës, por jo të gjitha shtetet paraqiten individualisht. Krahas vendeve kryesore europiane dhe rajonale, një pjesë e konsiderueshme e hyrjeve grupohen nën kategorinë e përgjithshme “Vende të tjera të Botës”, pa detaje të mëtejshme (shiko këtu). Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kjo kategori nuk është aspak margjinale. Në vitin 2025 janë regjitruar gjithsej 153,781 hyrje nga vendet e tjera.
“Scan Intel” ka siguruar të dhënat nga “INSTAT” për kategorinë “Vende të tjera të Botës”, ku fshihen dhjetëra shtete nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine, me një numër hyrjesh që në disa raste kalon disa mijëra vizitorë në vit.
Në krye të listës qëndron Nigeria, me 11,877 hyrje në vitin 2024 dhe 15,192 në vitin 2025, duke u renditur si vendi jo-europian me fluksin më të lartë në këtë kategori. Pas saj vijnë Filipinet, Maroku, Meksika, Kolumbia dhe Japonia, secila me mijëra hyrje vjetore. Vetëm nga këto gjashtë shtete janë regjistruar mbi 50 mijë hyrje në vit, një shifër që i kalon flukset nga disa vende europiane të raportuara individualisht në statistikat zyrtare.
Lista përfshin edhe një numër të konsiderueshëm shtetesh afrikane, si Algjeria, Tunizia, Afrika e Jugut, Zimbabve, Gana, Kenia dhe Kameruni. Vetëm nga Zimbabvet, hyrjet janë më shumë se dyfishuar nga viti 2024 në 2025.
Nga Azia, përveç vendeve të njohura si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kazakhstani, shfaqen edhe shtete më pak të lidhura tradicionalisht me Shqipërinë si Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka, Vietnami, Indonezia dhe Tajlanda. Edhe pse numrat nuk janë masivë, prania e tyre është e vazhdueshme.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një prani të dukshme nga Amerika Latine, përfshirë Perunë, Kilin, Uruguajin, Ekuadorin, Guatemalën, Kubën dhe Venezuelën. Në disa raste, hyrjet arrijnë mbi dy mijë vizitorë në vit, një shifër jo e zakonshme për tregje kaq të largëta gjeografikisht.
Nga Lindja e Mesme, përveç vendeve tashmë të njohura si Emiratet e Bashkuara Arabe, shfaqen edhe Kuvajti, Jordania, Libani, Bahreini, madje edhe shtete në konflikt si Siria dhe Iraku.
Por cilat nga këto shtete “ekszotike” është parë rritja më e lartë e hyrjve?
Rritjet më të forta vjetore të hyrjeve në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, vërehen kryesisht te shtete jo tradicionale për flukset drejt Shqipërisë. Zimbabve shënon rritjen më të lartë relative, me 120.3%, e ndjekur nga Vietnami me 79.2%, Jordania me 78.7%, Gana me 75.9% dhe Siria me 71.9%. Rritje regjistrohen gjithashtu nga Tunizia me 69.3%, Kameruni me 69.7%, Qiproja me 68.2% dhe Kenia me 62.4%. Në të kundërt, disa shtete shënojnë rënie të fortë, si Kuvajti me 57.3% dhe Bahreini me 55.0%.
Ndryshon skema e subvencioneve në bujqësi - Zv.ministri Guri: Kemi nisur konsultimin, do u përgjigjemi kërkesave
Skema e mbështetjes në bujqësi 2026 do të pësojë ndryshime. Buxheti i akorduar gjatë këtij viti është 5.2 miliardë lekë, ndjeshëm më i lartë se fondet......
Bankat po digjitalizohen, por shqiptarët rendin pas cash-it/ Vrojtimi i BSH: Tërheqja e të rinjve dhe përmirësimi i shërbimeve rrit investimet në FinTech
Shumica e bankave në Shqipëri kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt transformimit të tyre digjital. Nga gjetjet e Vrojtimit të Digjitalizimit të kryer në......
Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Franga fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.1 lekë dhe duke u shitur me 81.5......
Monedha evropiane prek “majat” - Pse rritja e euros në 1.20 dollarë është çështje e rëndësishme?
Euro sapo ka arritur një moment të ri historik kundrejt dollarit amerikan. Monedha e përbashkët europiane ka arritur në nivelet e saj më të larta që nga viti......
Makinat në BE, më rekord të ri - Shitjet e mjeteve elektrike për herë të parë kalojnë ato më djegie të brendshme
Shitjet e makinave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian tejkaluan ato të automjeteve me djegie të brendshme për herë të parë në dhjetor, edhe pse......
Dy marrëveshje të reja energjetike me Evropën - Azerbajxhani po zgjeron rolin e tij si furnizues kryesor
Azerbajxhani po zgjeron rolin e tij si furnizues kryesor i energjisë për Evropën, duke njoftuar dy marrëveshje të reja furnizimi me energji që konfirmojnë......
Gati investimet në minerale kritike dhe më gjerë - BE dhe Vietnami pritet të miratojnë marrëveshjen
Bashkimi Evropian dhe Vietnami duan të rrisin tregtinë dhe investimet në minerale kritike, gjysmëpërçues dhe infrastrukturë, sipas një draft-deklarate të......
Afrikë, shtohet varësia nga borxhet e Kinës - ONE Data: Shumë qeveri përballen me vështirësi financiare
Roli i Kinës si financues kryesor për vendet në zhvillim ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit, me kreditë e reja për vendet më të varfra që kanë rënë......


