Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat!
Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit të kërkesave për investim në zonat malore përmes “Paketës së Maleve. Në një takim me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama u shpreh, se është e pafalshme që 5 muaj nga miratimi i ligjit, vetëm 5 bashki kanë dorëzuar hartat, ku përfshihen bashkitë Tropojë, Elbasan Blesh, Përmet dhe Skrapar.
“Duhet të bëni menjëherë hartat. Jo vetëm që duhet bërë urgjent harta por duhet të ngrini një taskforcë me tre persona dhe ti rrini në dispozicion atyre që shprehin interes që tua lehtësoni procesin, sepse 500 të parët që përfitojnë nuk do të paguajnë 10 vjet asnjë taksë, por duhet ti ndihmoni që të përfitojnë, duhet ti rrini pronto”.
Kryeministri theksoi se procedura është e qartë që territoret e zhvillimit duhet të jenë ato ku mund të ndërtohet ligjërisht dhe nëse ka ndonjë konflikt në të ardhmen për pronësinë, përgjegjësin e merr shteti.
“Zgjohuni nga ky gjumë dhe brenda muajit tetor duhet të vijnë të gjitha hartat. flas për të gjithë ju që merrni urdhër. Për të tjerët e keni derën e hapur. Jemi gati t’ju mbështetsim sepse ky është interes kombëtar dhe s’ka ndarje. Fokusoheni tek hartat, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territore malore”.
Ndërsa ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, theksoi se vlera e projekteve që janë evidentuar deri më tani në 5 bashki, arrin mbi 10 milionë euro.
“Vetëm në këto 5 bashki janë 33 projekte që janë evidentuar që kanë potencial të lartë , vlera e tyre fillon nga 10 milionë euro, bëhet fjalë për vende të reja pune dhe krijimin e një zinxhiri të plotë ekonomik. Nuk do ketë problematika në territor, procedurat do vazhdojnë vetëm kur nuk ka konflikte.
Sipas tij, javën e ardhshme zonat në 5 bashkitë zyrtarizohen me vkm dhe është se ngritur një grup pune që mund të shkojë në terren për të çuar këtë proces përpara. praktika është e konsoliduar, udhëzimi është i qartë.

Ndryshimi i orës sjell pasoja sociale - Të dielën akrepat kthehen një orë pas, ndërsa debati vazhdon
Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në......

Pse pensionistët e qytetit po shtohen dhe të fshatit po tkurren? - Faktorët/ Nga migrimi i brendshëm, tek infomaliteti në tregun e punës
Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të......

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Parashikimet e vjeshtës flasin për një rritje ekonomike prej 3.5% në vitin 2025
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e vjeshtës për vitin 2025 duke e ulur normën e......

Prezantohet “Paketa e Maleve” - Kryeministri Rama: Amendim ligjit për të zgjidhur problematikat për tokat
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në prezantimin e “Paketës së Maleve”. Ai u shpreh se “vetëm në ditën e parë pati 800 shprehje intetresi dhe shumica......

“Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese” - Raporti final i OSBE-ODIHR: Votimi nga jashtë u menaxhua mirë
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të zhvilluara më 11 maj të këtij viti. Referuar edhe raportit të mëparshëm......

5.34% më shumë shtetas nga rajoni vizituan Shqipërinë këtë verë/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut kryesuan me numrin më të lartë
Turizmi në Shqipëri po përjeton një periudhë të artë zhvillimi, ku gjithnjë e më shumë vizitorë nga rajoni dhe më gjerë zgjedhin vendin tonë si destinacionin......

Infrastruktura e Shqipërisë, në fokus të investimeve të BE - Sa më shumë reforma realizohen nga vendi ynë, aq fonde lirohen edhe nga Unioni
Edhe këtë radhë, infrastruktura është fokusi kryesor i investimeve të BE në Shqipëri. Shumica e parave që po jepen për vendin tonë nga Plani i Rritjes......

Sa eksporton nëntoka shqiptare? Rreth 1.37 miliardë euro, ose sa 5.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14......