Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2025, 13:17

Arsimi profesional po fiton terren/ Mbi 4 mijë nxënës regjistrohen në vitin e parë

Nga Diamila Leka

Arsimi profesional po fiton terren/ Mbi 4 mijë nxënës

Vetëm në klasën e parë të shkollave të mesme të arsimit profesionale, janë regjistruar mbi 4 mijë nxënës. Ky numër, i cili shënon rritje nga viti në vit, tregon një prirje të re të të rinjve shqiptarë, të cilët po e shohin të ardhmen e tyre përtej universiteteve, duke zgjedhur profesione konkrete që i afron më shpejt me tregun e punës. Falë reformave që janë ndërmarrë në investime moderne, laboratorë e staf të kualifikuar, objektivi pritet të arrijë në 1 në 3 nxënës të ndjekë arsimin profesional deri në vitin 2030.

Ndonëse, prej vitesh i lënë në hije, arsimi profesional tashmë po merr një tjetër dimension. Ndërsa, programet e reja, po ofrojnë kombinimin e dijes teorike me përgatitjen praktike, duke u ardhur në ndihmë nxënësve që duan të futen shpejt në tregun e punës ose të ndërtojnë një karrierëte qëndrueshme.

Ndërkohë, një rritje të interesit janë edhe degët e hoteleri turizmit, kjo edhe për shkak të programit bashkëpunues VET by EHL, me shkollën zvicerane të hotelerisë dhe turizmit, EHL, e njhohur për standardet e larta.

Por përveç profilit të hoteleri-turizmit, shkollat e arsimit profesional ofrojnë profile të ndryshme si teknologji dhe informacion, kulinari, elektrike dhe mekanike etj. Arsimi i mesëm profesional u ofron individëve mundësi kualifikimi në nivelet II, III dhe IV të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, duke i përgatitur ata nga punonjës të kualifikuar deri në teknikë të mesëm në fushën përkatëse të studimit. Institucionet publike të arsimit të mesëm profesional ofrojnë 26 drejtime studimi dhe 93 profile të ndryshme, prej të cilave 5 janë profile dual.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat