Shtrenjtohet transporti publik në Vjenë/ Mungesa e fondeve dhe deficiti i lartë nxisin rritjen e çmimit pas 13 vitesh
Mungesa e fondeve publike po detyron Vjenën të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit publik për herë të parë në 13 vjet, duke hequr ofertën e udhëtimit të pakufizuar në autobusë, tramvaje dhe metro me një euro në ditë.
Qytetarët e kryeqytetit austriak do të duhet të paguajnë të paktën 461 euro për një biletë vjetore nga janari, një rritje prej 26% nga çmimi aktual prej 365 eurosh, njoftoi kompania e transportit publik.
Ky ndryshim, që e rendit ende Vjenën si një nga kryeqytetet më të përballueshme evropiane për transportin publik, është një goditje për politikat kyçe të Partisë Socialdemokrate, që udhëheq qytetin që nga viti 1945. Në vitin 2012, kryeqyteti uli çmimin e biletës vjetore nga 449 në 365 euro, me shpresën për të nxitur përdorimin e mëtejshëm të transportit publik.
Pothuajse 1.3 milionë banorë të Vjenës, që përbëjnë rreth 65% të popullsisë së qytetit, zotëronin një biletë vjetore vitin e kaluar, krahasuar me rreth 768,000 në vitin 2012. Bashkia ka njoftuar masa kursimi për të frenuar një deficit të parashikuar buxhetor prej 3.8 miliardë eurosh këtë vit.
Vjena humbi këtë vit vendin e qytetit më të mirë në botë për të jetuar, në favor të Kopenhagenit, sipas Economist Intelligence Unit. Faktorët që sollën ndryshimin në renditje ishin shqetësimet në rritje për sigurinë, pas zbulimit të disa planeve për sulme terroriste.

Pensionet private, mbi 3 mijë kontribues të rinj në 6 muaj/ AMF: Rekord i ri edhe në astetet neto të fondeve. Megjithatë, rriten anëtarët pasivë
Të jetuarit vetëm me një pension shtetëror po bëhet gjithnjë e më e vështirë për moshën e tretë në Shqipëri, sidomos për ata që jetojnë vetëm. Mbështetja......

Pasaporta shqiptare, më shumë e kërkojnë/ Janar–qershor, 400 persona kërkesë për të fituar shtetësinë
Numri i shqiptarëve që kanë bërë kërkesë për lënie të shtetësisë ka rënë me gati tre herë përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të......

Pensionet, një “bombë me sahat”- Franca paguan rreth 400 mld euro/vit, reforma mund të “vrasë” një tjetër kryeministër
Kryeministri i Francës, François Bayrou, që do të përballet me një votëbesim javën e ardhshme, ka fajësuar rreth 19 milionë bashkëmoshatarët e tij mbi 60......

Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues/ KESH synon blerjen e 15 mijë ton karburant, hap tenderin
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 15 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundrues, që ndodhen në......

Borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve, 99 milionë euro/ 6-mujori, ulet stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore
Borxhet e pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve janë regjistruar në rritje përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të......

Blerjet e energjisë nga KESH/ Vit jo i favorshëm hidrik, fatura totale arrin në 159 mln euro
Situata jo e favorshme hidrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa procedura për blerje energjie në javët e fundit, me......

Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit
Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe......

Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......