Agjenda e Reformave, sa po zbatohet nga Shqipëria? Ulens: Përparim në menaxhimin e financave publike dhe performancën fiskale
Shqipëria po përparon në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave përmes fondeve të marra nga Faciliteti i Rritjes dhe Reformave, pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike ku vendi ynë do të përfitojë në total 922 milionë euro.
Në takimin e parë të Komitetit të Monitorimit, Wim Ulens nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri u shpreh se performanca fiskale e Shqipërisë është përmirësuar, ndërsa vendi ka bërë përparim edhe në drejtim të menaxhimit të financave publike. Megjthatë, mbeten akoma shumë sfida përpara për sa i përket raportimit financiar, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
“Ne kemi 3 kërkesa për ju në drejtim të stabilitetit mikrofinanciar, transparencës në buxhet dhe menaxhimit të financave. Duhet thënë se performanca fiskale e Shqipërisë është përmirësuar, megjithatë mbeten sfida të përgjithshme lidhur me ndryshimet demografike dhe klimatike. Ka pasur progres në fusha të menaxhimit të financave publike ku janë miratuar disa strategji. Fushat që duhet të përmirësohen janë PPP, regjistrimi i aseteve publike ku presim më shumë progres. Keni një ligj për mirë për buxhetin organik, por kërkojmë përmirësim në raportimin financiar. Ju i pranoni rekomandimet, por zbatimi çalon, ka nevojë për përmirësim edhe këtu”, tha Ulens.
Sipas Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, Faciliteti i Rritjes dhe Reformave është një grant përgatitje për anëtarësim në BE, ndërsa e ndihmon Shqipërinë në realizimin e reformave të kërkuara.
“Ky instrument duhet të përshpejtojë reformat dhe të forcojë ekonominë tonë, të fuqizojë njerëzit tanë, të digjitalizojë shoqërinë, ta bëjë sistemin tonë energjetik të gjelbër, gjë që është mjaft e vështirë, dhe të konsolidojë sundimin e ligjit. Është projektuar jo vetëm për të financuar reformat e përmendura në fjalën time të hapjes, por edhe për të garantuar që çdo euro të jetë e lidhur me rezultate të verifikuara dhe kjo është shumë e rëndësishme. Më 24 dhjetor u raportua grupi i parë i reformave. Lidhur me sektorin privat dhe forcën ekonomike, u ndërmorën hapa për të ulur burokracinë, për të futur emërimet në ndërmarrjet shtetërore në bazë të meritës dhe për të forcuar mbledhjen e të ardhurave. Për qytetarët kjo do të thotë më pak pengesa për të bërë biznes dhe më shumë besim në ndërmarrjet publike”, theksoi Çano.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga ministritë e linjës apo institucione të tjera shtetërore, të cilët raportuan mbi ecurinë e reformave të zbatuara në secilën prej fushave që mbulojnë ministritë e tyre.

1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III
Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës.......

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u......

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......

Çmimet e pronave rriten deri në 40% me hyrjen ne BE- Analiza/ Çfarë do ndodhë me tregun 5-7 vite pas anëtarësimit?
"Sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtet përpara dhe ka goxha hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Kështu që ajo që do t'u......