5 milionë euro nga taksa e fluturimeve - Biletat e lira dhe numri i lartë i pasagjerëve rrit me 40.4% të ardhurat
Futja ne treg e kompanive ajrore low cost duke rritur konkurrencën dhe ulur ndjeshëm çmimin e biletave ka sjellë dhe një numër të shtuar të qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin të udhëtojnë përmes ajrit. Tashmë për të udhëtuar me avion në destinacione të ndryshme, biletat nisin nga 10 euro.
Sipas shifrave të INSTAT, gjatë vitit 2024, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore ka arritur në 10 milionë e 708 mijë pasagjerë. Kjo rritje është reflektuar edhe në të ardhurat që vjel buxheti i shtetit mbi “tarifën e shërbimit për kalimin e kufirit në avion”.
Të dhënat e detajuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se përgjatë vitit 2024, nga kjo tarifë janë arkëtuar rreth 5 milionë euro me një rritje prej 40.4 për qind në raport me një vit më parë, ku të ardhurat regjistroheshin në rreth 3.6 milionë euro.
Por çfarë është tarifa e avionit dhe si paguhet ajo? Në vitin 2014 , Ministria e Financave vendosi një tarifë prej 10 euro për kalimin e kufirit me avion, e cila u reflektua drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve për shkak se solli një rritje të menjëhershme të biletave.
Ndërsa, në Prill të vitit 2022, qeveria vendosi të ulë nga 10 euro në 1 euro tarifën e kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, e njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve. Vendim u reflektua drejtpërsëdrejti në rëni të çmimit të biletave për qytetarët.
Çdo shoqëri ajrore në momentin e shitjes së biletave, duhet ti shtojë vlerës së saj dhe ta pasqyrojë në tërë këtë tarifë. Tirana International Aeroport është subjekti përgjegjës për mbledhjen e kësaj tarife dhe më pas transferimin e saj në llogarinë e drejtorisë rajonale tatimore.
Sondazh

Rritet flota e mjeteve green - Janar-mars, 73% e makinave të reja janë elektrike
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Ballkani Perëndimor, “magnet” për investitorët - Pritet të shtojë 20 GW kapacitet energjetik deri në vitin 2040
Ballkani Perëndimor mund të shohë një rritje prej 20 GW të kapacitetit të instaluar deri në vitin 2040, me gati 65% që vijnë nga burimet e rinovueshme, sipas......

Tregu valutor ‘zgjohet në të kuqe’ – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja kundrejt Lekut!
Dollari amerikan ka shënuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 86.9 lekë dhe është shitur me......

“Ekonomia shqiptare, tepër e euroizuar” - FMN: Sektori bankar është transformuar. Rreziqet mbeten nga letrat me vlerë
Gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se nga 25% që ishte niveli......

Kinë, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Por, tarifat e Trump rrezikojnë të ngadalësojnë rimëkëmbjen
Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë i tejkaloi pritshmëritë, e mbështetur nga konsumi dhe prodhimi industrial i fortë. Megjithatë, analistët kanë......

Rama e Denaj, takim me fermerët e Cërrikut - “Paketa e Maleve, si koncept edhe në tokat e punuara”
Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, zhvilluan një takim me fermerë në zonën e Cërrikut. Sipas Denajt, në këtë zonë mbështetja ka......

Trump nis hetim për mineralet kritike - Vendimi mund të sjellë tarifa shtesë mbi importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të filluar një hetim mbi mineralet kritike, që potencialisht do të......

Autostrada Elbasan-Lekaj, 20 km e para gati pas 1 viti - Rama: Programi i infrastrukturës, edhe në kuadër të fondit të investimeve të BP
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e autostradës Elbasan – Lekaj,......