Shqipëria Postuar më 6 Maj 2025, 12:11

“350 projekte për rrugët në 12 vite në Qarkun Elbasan” - Rama: Do të vazhdojmë me rritjen e ivestimeve në këtë qark

Nga Hamit Yzeiraj

“350 projekte për rrugët në 12 vite në Qarkun

Në takimin e radhës me banorët e qytetit të Librazhdit, Kryeministri i vendit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli për investimet në infrastrukturën rrugore që janë realizuar në qarkun e Elbasanit.

Sinkron – Edi Rama, Kryeministër, Kryetar i Partisë Socialiste:
“Të gjithë këto damarë që shikoni me ngjyrë jeshile janë rrugë të asfaltuara. Janë 295 kilometra, 350 projekte dhe rreth 1 miliard euro investime vetëm për infrastrukturën rrugore në qarkun e Elbasanit,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se janë kryer edhe shumë investime në sektorin e turizmit në këtë qark, duke e cilësuar atë si një aset shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Sinkron – Edi Rama, Kryeministër, Kryetar i Partisë Socialiste:
“Këtu jemi te investimet në industrinë automotive, me një vlerë investimi që arrin në 13.2 milionë euro. Ndërkohë, për turizmin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit kemi investuar në 27 projekte me një vlerë financimi prej 3.4 milionë euro.”

Në fund, Rama u shpreh se do të kryhen më shumë investime në qytetin e Librazhdit, me qëllim që të nxirret në pah potenciali i tij në fushën e turizmit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat