20 shkolla në projektin smart city - Rama: Projekt që transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend

20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me 600 kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë inspektimit të Qendrë së Komandës dhe Kontrollit dha më shumë detaje për projektin.
“Sot e kemi nisur me sigurinë në shkolla, ku 20 shkollat e para në Tiranë janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, intensiteti i veprimtarive rreth tyre dhe domosdoshmëria që, duke testuar modelin pikërisht në këto shkolla, të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera. Sot të gjithë prindërit duhet të ndihen të lehtësuar, që qeveria është një trup që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Natyrisht, çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk mund të ndeshë pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe vijon me shtrirjen e tij në të gjithë vendin, duke shënuar një fazë të re historike të përpjekjes së shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike”, tha Rama.
Smart City është një projekt që e afron Shqipërinë me standardet më të avancuara evropiane dhe transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend.
Ministri i punëve të Brendshme Besfort Lamallari dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shprehën se projekti do të ofrojë më shumë siguri për nxënësit.
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ Kuvendi miraton kredinë prej 11,620 milionë euro nga BERZH
Kuvendi ka ratifikuar huanë prej 11,620 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që do të përdoret për elektrifikimin e linjës......
Tkurret tregu i institucioneve financiare jobanka - BSH: Përthithja e një prej subjekteve të kreditimit nga një bankë ndryshoi ecurinë
Tregu i institucioneve financiare jobanka është tkurrur gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e kalimit të një prej kompanive më të mëdha të kreditimit në......
14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të përballueshme për studentët
14 godina të Qytetit Studenti do i nënshtrohen rikonstruksionit, me qëllim modernizimin e kushteve për të rinjtë të cilët zgjedhin të akomodohen në......
Pretendimet kreditore njihen si kolateral financiar - Kuadri i ri ligjor synon më shumë siguri për transaksionet, integrim me tregjet evropiane
Në Shqipëri pritet të krijohet një kuadër i ri ligjor për sistemet e pagesave dhe kolateralin financiar, me synimin për të rritur sigurinë e transaksioneve......
Më pak shqiptarë punojnë falas për biznesin e familjes/ Të rinjtë dhe femrat vijojnë të mbeten më të ekspozuar
Përqindja e personave që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, duke treguar një përmirësim të lehtë në strukturën e......
Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare - Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë
Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim,......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Paundi fiton pikë
Dollari amerikan e ka ndryshuar trendin e tij pozitiv qe e karakterizoi që nga fillimi i kësaj jave duke regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm......
Bujqësi me kontratë për fermerët shqiptarë - Salla: Dëftesa tregtare për prodhimin, më shumë akses në financim
Nga ferma e vogël tradicionale, tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract farming” apo “bujqësisë së kontraktuar”. Ky është orientimi më i......

